in

Vëllezërit Gjuetarë Beqo e Shaban Mero! Nishanxhinj, nga më të vjetërit e Gjirokastrës!

Në ditet në prag te Vitit të Ri, vëllëzerit Beqo dhe Shaban Mera, gjuetarë me emër në Gjirokastër, i bashkoheshin grupeve te gjuetareve per te gjuajtur derra të egër.

Shkonin në ato vende ku derrat, në këto ditë, flinin “gjumë” dhe binin në pusinë e gjuetareve. Derrat që vriteshin, aty therreshin e ndaheshin ne pjese të barabarta, pavarësisht se kush kish gjuajtur i pari.

Gjuetari Beqo Mera gjuetine e fillonte në gusht, shtator e muajtë e tjere te dimrit, me turtujt e pellumbat e eger, thellezat, shapkat, lepujte e dhelprat, rosat e egra qe uleshin ne Fushe te Valarese kur hapej Drinoja.

Ngrihej pagdhire, zagaret perpara e ai pas, ne kerkim te gjahut, edhe ne Granice, ku zbrisnin thellezat po dhe gjetke, ne mal. Lepujte e thellezat i varte ne brez dhe i pelqente te kalonte nga Pazari, te dukej ç’nishanxhi ishte. Gjahut nuk i ndahej edhe kur ishte me grip.

Shabani, vellai, dhe ai mjeshter i gjahut, nenkryetar i shoqates ne ’47-ten. Kur mbushte brezin me thelleza e lepuj, këndonte:

“Thelleze e Çajupit, dil nje çikë në shkallë
Te te shoh baluket hedhur permbi balle!”

“O shoko se ç’pashë sot,
Dy thelleza mbi nje shtog
Jap e jap e si ze dot!”

Gjuante thëllëzat, se pëlqente mishin e bardhe te tyre qe e lyente me gjalp dhe e ferkonte ne tigan. Gjuante dhe derrin e eger. Gjahun e tepert e dorezonte ne Klubin e Gjuetareve dhe zinte pikat per laraskat e shpendet e tjera grabitqare.

What do you think?

Written by admin

Vespa, motori ikonë “Made in Italy”, së shpejti me një version elektronik!!

“Skënderbeu” – Filmi i Parë Artistik me Xhirime edhe në Gjirokastër, Fryt i Bashkëpunimit Shqiptaro-Sovjetik!