Lajm i hidhur, nga jeta eshte ndare deputeti Bashkim Fino qe ka humbur betejen me semundjen e pabese covid 19.
Bashkim Fino me aktivitet te gjere ne ekonomi dhe politike, pas vitit 1990 ka qene Kryetari i parë i Bashkisë Gjirokastër nga viti 1992 – 1996. Ne 1997 e në vazhdim ishte anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste.
Ne vitin e trazirave 1997, u zgjodh Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar.
Ka mbajtur poste te rendesishme drejtuese si Minister i Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër.
Ne vitet 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit dhe 2004 Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.
Deputet eshte zgjedhur ne disa legjislatura .