in

Nje lajm i mire nga fshati Stegopul i krahines se Lunxherise te Gjirokastres

Në fshatin Stegopul, Gjirokastër ka përfunduar  restaurimi i kishës së “Shën Ilias”, një tjetër atraksion i shtuar për vizitorët vendas e të huaj.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila thekson se restaurimi i kësaj kishe është premtim i mbajtur për komunitetin e zonës.

“Restaurimi i kishës së Shën Ilias, në fshatin Stegopull është përmbushja e një premtimi. Pas kërkesave të komunitetit lokal, Ministria e Kulturës dhe Instituti Kombëtari i Trashëgimisë Kulturore morën të gjitha masat për hartimin e projektit dhe sigurimin e buxhetit. Tanimë ky monument kulture i shek. XVII i është kthyer banorëve të zonës”, shprehet Margariti.

Kujtojmë që restaurimi i kishës së “Shën Ilias” është një projekt i hartuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe financuar nga buxheti i shtetit shqiptar me vlerën e 8 milion lekëve të reja.

Gjatë restaurimit u kryen ndërhyrje konsoliduese-restauruese në objekt dhe në piktura murale.

Kisha e “Shën Ilias” është konsideruar si një monument i trashëgimisë kulturore e kategorisë së I e cila është ndërtuar në vitin 1624. Ky objekt tashmë përveçse i është kthyer komunitetit të zonës si një objekt i rëndësishëm për ta gjithashtu do të shërbej edhe si një atraksion turistik./ATSH/`

What do you think?

Written by admin

Tryeza e Vitit te Ri e do dhe nje kulaç, po cilin pelqeni ?

Mirëmëngjesi, ja si eshte gdhire Gjirokastra sot!