Per vogelushet qe nuk jane takuar akoma me babagjyshin kemi kete foto qe ngjan tamam tamam edhe si kartoline e Vitit te RI dhe qe na kujton Babagjyshin Atist te shume e shume viteve qe kane shkuar.
Ne foto ky eshte Babagjyshi me i mire i ketij Viti te RI qe po presim se eshte Babagjysh Artist, Nikolla LLAMBRO.
Ai disa here eshte bere Babagjysh ne qytetin e tij te lindjes, ne Gjirokaster dhe si Babagjysh shperndante dhurata per femijet me te dalluar ne sjellje dhe ne mesime.
Babagjyshi kercente e kendonte bashke reth pemes se Vitit te Ri qe zbukurohej nga duart e vete femijeve me portokalle te verteta, me pambuqe dhe letra me ngjyra.
Femijet ndiheshin te gezuar dhe te kenaqur me Babagjyshin Artist dhe sot qe jane te rritur, ndersa e shohin persreri ne foto si Babagjysh i percjellin urime dhe fjale te mira ashtu si Ai i uronte dikur per Vitin e RI dhe shperndante dhurata.