in

Mesazhi prekës i gazetares Sonila Meço për doktor Drini Dobin:Në vetmi pa shpjegime do mësojmë ta pranojmë mungesën tënde të dhimbshme…,

Mesazhi prekes i gazetares Sonila Meço per ndarjen nga jeta te doktor Drini Dobit:

Përgjithmonë Drin! Vrrullshëm e i bardhë, ashtu jetove, shenjuar nga emri, që u bë edhe fati im në jetë siç ma kujtoje shpesh kur në ankth për të shtrenjtë të thoja: “Drin jam në merak”…si më qetësoje? “Drinat janë shpëtimi yt.” Dhe ishe shpëtimi, fytyra e ëmbël e shpresës, mishërimi i përkorë i njerëzores. Në netë ankthi e stresi na sugjeroje një gotë verë të kuqe, do ta lë sonte të më bëjë shoqëri, ëmbël e ngrohtë me kujtimet e një miku zemre, që diti të kurojë mjeshtërisht mendje e shpirtra. Një gotë për ty Drin, në vetmi pa shpjegime do mësojmë ta pranojmë mungesën tënde të dhimbshme, por sa herë të bëhemi dy, tre, dhjetë do ngremë kokën, do na shohësh nga lart ashtu “telendarë” tokësorë (shprehja jote e pandashme), por përjetësisht mirënjohës për fatin që të njohëm, deshëm e na deshe! Derisa ta na puqë përjetësia kujdesu për familjen e shtrenjtë nga lart, siç di veç ti! Dhe e di se do të të teprojë bash edhe për ne, sepse ky ishe, e do të mbetesh Përgjithmonë Drin!

What do you think?

Written by admin

Mesazh ngushëllues i Kryeministrit Edi Rama:Doktor Drini Dobin nuk e kam njohur personalisht nga afër, por kam dëgjuar për të fjalët më të mira…

Si thoni, kush e bënë më të mirë hasudenë, dora e gjyshes apo?!