Ka ndodhur ne Tirane, pasmesnate, ne rrugen “Dritan Hoxha”.
Shërbimet e patrullimit të policisë jane perballur ketu me një person i cili kryente veprime të dyshimta. Pas thirrjes së policisë ai ka tentuar të largohet me vrap dhe i ka drejtuar një send të fortë, në dukje armë zjarri punonjësit të policisë.
Pas këtij veprimi shtetasi me inicialet K.R është qëlluar me armë zjarri nga efektivi dhe i plagosur është dërguar në spital ku ka humbur jetën.
Ne informa cionin paraprak te policise thuhet:Me datë 08.12.2020, rreth orës 01:45, sherbimet e Policisë gjatë patrullimit në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë konstatuar një shtetas i cili kryente veprime të dyshimta.
Punonjësit e Policisë i kanë bërë thirrje të ndalonte por personi nuk i është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar.
Edhe pas thirrjeve të vazhdueshme të bëra nga ana e Punonjësit të Policisë për të ndaluar përsëri nuk ka ndaluar dhe është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri.
I gjendur në këto kushte dhe në mungesë të ndriçimit të plotë punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi K.R., 25 vjeç i cili ka humbur jeten në spital.
Menjeherë është ngritur Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia.
Prokurori ndodhet në vendngjarje dhe po ndjek e monitoron të gjitha veprimet që po kryhen nga Sherbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në MB dhe nga Policia për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Vijon puna intensive nga grupi hetimor për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.