Kur Gjirokastra ishte nje qytet i mbledhur ne lagjet e vjetra, dhe levizjet e njerezve ishin te pakta, nuk ka qënë në traditë shitja e shtepive. Jo se nuk ndodhte nje gje e tille, por kush shiste mendohej mire e gjate, ishte dhe ne vemendjen e gjitonit, te pleqesise e lagjes.
Burrat, qe shkonin ne kurbet, rrinin ca vjet e ktheheshin. Ne shtepite jeta levizte me plakat, grate e femijet. Ata që banonin në shtëpitë e “lira” ishin qiraxhinj që strehoheshin për pak kohë. Tapite nuk leviznin nga sepetet. Nese mesohej se filani do linte shtepine, do shkonte gjetke, ne nje qytet tjeter, nuk bente me koken e tij, vinte ne dijeni edhe pleqesine e lagjes e cila thoshte fjalen e vete, sigurisht jo vendimtare ne procesin e shitjes, por degjohej, mbahej vesh.
I zoti bente fjale ne lagje se shiste shtepine, per kete e ate hall qe kishte. Pleqësia ne shumicen e rasteve mblidhte lagjen.Kerkesa shtrohej ne tavoline, gjykohej mire e holle per bleresin, nga ishte e nga vinte, c’te kaluar kishte e c’profesion, nese kishte emer te mire aty ku jetonte me pare dhe kështu shkohej në site. Dhe jo pa arsye:
Blerësi do ishte gjitone ne nje shtepi qe supet e njeres bashkoheshin me te tjetres, qe kameria ne murin e perbashket rrinte e hapur, nuset e plakat shkembenin pjata me gjelle, zakon i vjetër, vazhdimësi e tradites solidare të fqinjësisë te krijuar në shekuj.
Per keto arsye e te tjera kembengulej qe bleresi te njihej mire,se ai do te ishte gjitoni i ardhshem me te cilin do shkembehej nje muhabet, nje gezim e nje hall.
Si thoni mbase nuk e kishin keq, ka dhe shume fjale e shprehje te urta gjitonin e gjitonine qe si dikur dhe sot kerkohet te jete e shendoshe e ne baza te fuqishme humane e solidariteti.