Doli nga shtypi libri i pare i poetes Alma Braja “Rërë në grusht”.
Sipas Almes, libri u botua keto dite në Kumanovë, por përgatitja e tij është bërë 3 vjet më parë.
Ajo falënderon shumë miken e saj te dashur Thomais për shtytjen dhe përkrahjen, si edhe z. Sevim Ameti për përkujdesjen në shtëpinë botuese Idriz Seferi!
Alma Braja u lind në Gjirokastër më 1974.
Nga viti 1993 jeton dhe punon në Athinë, Greqi. Ka studiuar për profesione turistike dhe vitet e fundit punon në një agjensi turistike. Kontaktin e parë me poezinë e pati në moshë të re. Pak para se të nisej për Greqi, punoi si spikere në Radio Gjirokastra. Pas shumë vitesh pune, pati përsëri kontaktin e dytë me poezi. Ashtu si ajo thotë, ishte poezia që e gjeti. Krijime të saj janë botuar në tri antologji, njëra në anglisht, si edhe në gazeta letrare në Shqipëri. Exlibris, Mapo dhe Nacional, ne portale etj.
“Rere ne grusht” eshte libri i saj i pare me poezi.
Kur librin ta kemi ne dore do percjellim disa poezi dhe nje recension per permbajtjen, tematiken dhe vlerat artistike te poezise se Almes.
I urojme suksese ne rrugetimin e librit te saj te pare drejt lexuesve!