Varavingo. Lajme të Pazarit. Libër për njerëzit e dijtarisë nga avokat z.Elmas Kokona, avokat, i njohur dhe i provuar. Libri shitet 8 korona serm në magazi të Z.Tahsin Kokona.
Ne Pazar. Xina, katërshorë e mellanore nga Qina. Naka :” Bojë, penjë e gjëlpëra për të qepur “. Ne Qafë të Pazarit:”Hajde, kukurec, kukurec me dhjamë kec”. Një tjeter:‘’Kush ka ene per te kallaisur. Gjivec e tepsi për bakllava e revani’’.
Urim: Ditën e diel, u martua z.Theodor Verdhi me zonjën Persefoni, cupën e Nikollaq Kabilit. Këshilla principe higjenike nga dr.H.Harxhi: Ra “fruthi””Rongeole”. Kjo sëmundje nis me kollë, zuqam, rrjedhje te hundës e të syve. Qajnë sytë dhe nga goja ballgam.
Noteri këtushëm z.Dhionis Xhavara u pushua nga puna me konditë që të emërohet në karjerën financiare. Dje në mëngjes një qen i tërbuar kafshoi 2 veta. Nuk ishte qeni i Bedjavait.
Zgjedhjet bashkiake. Bajo Topulli triumfoi me 746 vota i ndjekur nga pas nga Islam Angoni me 630. Edhe Zoto Lula i “Opingës” mori 290 vota.
Ne Sheshin e Cercizit lagjja Pazari i Vjetër doli e fundit ne zgjedhjet per deputetet e parlamentit. Përsëri principe higjenike po për radhës tjeter…