Qyteti i mrekullueshëm i Gjirokastrës tashmë është kthyer në një atraksion turistik për turistat vendas dhe të huaj.
Fushat si artizanati, gurëgdhendja, veshjet popullore dhe kulinaria shpalosin më së miri traditën dhe kulturën e trashëguar brez pas brezi e cila flet qartë për emancipimin ndër vite të këtij qyteti.
Gatimet autentike gjirokastrite janë shumë të pëlqyera nga turistët, prandaj edhe në Gjirokastër janë jo të pakta restorantet që ofrojnë gatime tradicionale.
Por nga ana tjetër kjo ka nxjerrë në pah nevojën për profesionistë dhe talente të reja në fushën e kulinarisë.
Një ndër qendrat më të mira për përgatitjen e kuzhinierëve dhe shefave të ardhshëm e cila prej disa vitesh jep kontributin e saj në fushën e formimit profesional të të rinjve Gjirokastritë është Albanian Chef Academy e themeluar në vitin 2015 nga Alban Veliu.
Pasioni për kuzhinën bën që në moshën 15 vjecare të ndjekë një kurs kuzhine në vendlindjen e tij, Gjirokastër dhe më pas të vazhdojë studimet në artin e kulinarisë në Itali. Pas eksperiencave të shumta nëpër restorante ai kthehet në Shqipëri dhe vendos të themelojë Albanian Chef Academy nga ku shpërndan të gjitha njohuritë e tij mbi artin kulinar.
Te shumte jane studentët nga Gjirokastra të cilët kanë zgjedhur këtë qendër për shkak të cilësisë së lartë e mësimdhënies dhe mbështetjes tepër të vyer me trajnime të ndryshme edhe pas përfundimit të kursit. Disa prej tyre janë Kevin Shoshaj i cili aktualisht është i punësuar si asistent profesor pranë Albanian Chef Academy, Rakip Qenani, Dejvi Hoxha, Justin Meçi, Angjelo Mahmutaj, Sandri Hoxha, Marsel Bane, Sokol Ligu, Shahin Proko, Ruzhdin Birbili, Ronaldo Çabej, Ergi Koçiu, Nesli Karagjozi, Ledion Kasma, Orhan Llapi, Kadri Xarba, të cilët janë punësuar në restorantet më të mira në vend por edhe në Europë.
Në Albanian Chef Academy kuzhina tradicionale e të gjithë trevave shqiptare zë një pjesë të konsiderueshme të leksioneve sepse promovimi i gatimeve autoktone është një domosdoshmeri për sektorin e turizmit por nuk mungojnë as tema nga kuzhina Mesdhetare dhe ajo ndërkombëtare për të garantuar një përgatitje shumë profesionale dhe për t’u përshtatur sa më shpejt me tregun e punës.
Albanian Chef Academy është porta më e sigurt për të ardhmen e të gjithë të rinjve shqiptarë duke u siguruar trajnime të avancuara dhe punësim të sigurt.
Per me teper behuni pjese e faqes zyrtare te Albanian Chef Academy ne FB:
https://www.facebook.com/albaniachefacademy/posts/1825226004306691