Kjo foto e percjelle nga gjirokastriti Muhedin Çami ne faqen e tij ne fb nuk mund te kaloje pa kujtime dhe komente.
Nje biçiklete e “harruar” ne porten e nje shtepie gjithashtu e braktisur por qe flet shume, qe ngjall kureshtje dhe zgjon kujtime te largeta, te femijerise dhe rinise, kur ne vitet 55 e lart biçikleta ishte mjet argetimi por jo ne duart e te gjitheve.
Ne lagjen Pazar i Vjeter ne Gjirokaster kishte vetem dy biçikleta, njera e Gavril Paparizos dhe tjetra e Kosta Kurunit qe ne ato vite Kosta rrinte me qera ne nje nga shtepite e lagjes, tek Ilo Iljaadhi,
Kur Gavrili dhe Kosta vinin nga Bendi perpjete rruges se Pllakes, deri tek sheshi i kishes, bicikletat e tyre i ngjitnin femijet e lagjes dhe, si shperblim, benin disa xhiro “pa leke”ne sheshin e kishes qe sherbente si fushe furbolli…
Eh sa kujtime !