in

Këngetari i shquar gjirokastrit që në vitet `60 këndonte këngët e huaja “Granata”, “Aire dum xhiki dum”etj

Maliq Çomo eshte njeri nga 14 anetaret e estrades profesioniste te Gjirokastres qe me krijimin, ngjarje artistike e lidhur me muajin dhjetor te vitit 1955.

Me pare Maliq Çomo bente pjese ne formacionet muzikore amatore me pjesemarrje ne veprimtari lokale dhe kombetare, i duartrokitur per zerin e tij te pelqyer dhe interpretimin e kengeve me nivel te larte artistic, edhe ne shoqeine e kengetareve te tjere te qytetit si Rustem Asqeri, Xhina Papakosta,Xhina Titani,Majnure Kadena,Koco Papanastasi etj.

Nga viti 1960 e ne vazhdim ai kendoi jo vetem ne skenen e qytetit por dhe ne Tirane e qytete te tjera, pjesemarres edhe ne takimet kombetare te kenges se lehte, si ne festivalet e para organizuar nga RTV Shqiptar, vleresuar edhe me cmime.

Ai u shqua sidomos ne interpretimin me nivel te larte artistik te kengev te huaja, meksikane e braziliane, si kenget e njohura “Granata”, “Aire dum xhiki dum”etj.

Ne skene Maliq Çomo paraqitej i hijshem e shume simpatik, i veshur me veshje meksikane e me sombrero ne koke, nen shoqerine e orkestres qe drejtonte ne ato vite drejtuesi i sektorit te muzikes i estrades profesioniste Selam Mamani.

Zeri i tij tingellues, i qarte e melodioz, i embel mbushte sallen qe ne shume raste publiku e shoqeronte me duartrokitje dhe thirrje shperthyese ‘perserite”.

Kjo armosfere e shoqeroi kengetarin e shquar gjirokastrit per shume vite me radhe duke mbetur i kujtuar dhe sot per zerin dhe kenget e tij ne shiritat e magnetofoneve dhe ekranet e festivaleve te para te veprimtarive muzikore folklorike dhe te kenges se lehte ne Gjirokaster dhe Shqiperi.

What do you think?

Written by admin

Sot urojme per ditelindjen gazetarin e ri Vangjel Shumeli

Uilliam Martin Lik: ” Gjirokastritët nuk i fshehin gratë nga vizitorët e huaj dhe…”