in

Lajm i mirë: Gjëndet ilaçi kundër komplikacioneve që sjell virusi Covid19

Gjetja e një vaksine apo ilaçi kundër virusit ka qenë kryefjalë e gjithë diskutimeve. Por pas shumë hamendësimeve dhe propozimeve, duket se në Itali tashmë e kanë gjetur ilaçin efektiv kundër komplikacioneve që sjell ky virus, shkruan sot.com.al

Bëhet fjalë për medikamentit e quajtur Infliximab, i cili përdorej deri më tani për trajtimin e kolitit ulçerës.

Sipas autoriteteve italiane, përdorimi i tij ka dhënë rezultate shumë të mira te pacientet që ishin të prekur nga virusi COVID-19.

Infliximab është një ilaç biologjik, pra jo-kimik, që përmban antitrupa që kanë fuqinë për të bllokuar faktorin inflamator, në këtë rast TNF, “faktor nekroza e tumorit”, dhe është eksperimental.

What do you think?

Written by Admini

Më në fund, “Plas”virusi edhe në Gjirokastër

Lojrat e fëmijërisë- virat për vajzat dhe saiset për djemtë. Ju kujtohen të tjera?