Perpara viteve 90 levizja amatore ne qytetin e Gjirokastres shtrihej ne te gjitha ndermarrjet ekonomike.
Cdo ndermarrje kishte grupin e kengeve dhe valleve popullore qe konkuronte ne veprimtarite ne shkalle qyteti dhe rrethi, po edhe ne veprimtari kombetare.
Grup i dalluar i kenges dhe valles ishte dhe ai i ndermarrjes se grumbullimit ku per vite te tera drejtor ishte Ziver Hoxha, i interesuar per treguesit ekonomike te ndermarrjes por dhe ato kulturore e vecanerisht zhvillimin e folklorit muzikor.
Ne foto jane antaret e grupit te kenges dhe valles te ndermarrjes, pas nje aktiviteti ne shtepine e kultures ne takimin e pervitshem te festivalit folklorik midis ndermarrjeve, derguar per gjirokastraonline nga Vasil Krisafi.