in

Kujtesë/ Ja kush ka qënë regjisori i parë i teatrit të kukullave në Gjirokastër

Nuk dime nese ka patur para viteve 44-er teater te kukullave ne qytetin e Gjirokastres, po te sigurte jemi qe shfaqjen e pare per femije e ke vene ne skene regjisori Milto Hido.

Me pare Milto Hido kish vene ne skene dhe kish lojtur edhe vete pjese teatrore dhe komedi por ne vitin 1952 u ngarkua edhe per ngritjen e teatrit te kukullave, me aktore amatore, pjese e grupit amator te teatrit dhe estrades, disa dhe ne kete fotografi qe po percjellim.

Kontributi i regjisorit Milto Hido nen drejtimin e trupes amatore te Teatrit te Kukullave ka qene vecanerisht i dukshem pas vitit 1961 me shfaqje te bukura e me nivel te larte artistike ne skenen e ish pallatit te kultures.

Shfaqjet e kesaj periudhe e me pas ndiqeshim me gezim dhe kenaqesi nga femijet e kopshteve dhe te shkollave te ciklit te ulet.

Veprimtaria e teatrit te kukullave vazhdoi per vite me radhe edhe nen drejtimin e aktorit dhe regjisorit te njohur Osman Buzo qe me gjeresisht do flasim nje here tjeter.

What do you think?

Written by Admini

Ja pse nuk duhet te ndani te dhenat personale dhe fotografite ne internet

Kur gjirokastritët bënin plazh“pa lekë”përgjatë lumit Drino, po këtë verë ku do të pushojnë?