Para viteve `90 ne shkollat e Gjirokastres, gjimnaz dhe pedagogjike, vajzat visheshin me nje uniform,perparese te zeze me jake te bardhe.
Kishte lezet. Dukeshin te bukura dhe te paraqitshme. Dalloheshin nga vajzat e tjera te qytetit edhe pse mund te ishin te nje moshe, ndaj dhe per to thuhej: “Po kalojne gjimnazistet”.
Uniforma mbahej gjate dites kur shkonin ne shkolle ndersa pasditeve nuk ishin te detyruara, por edhe i mbanin.
Nga kjo uniforme shkollore u hoq dore pas viteve 90 dhe vajzat nderuan ngjyrat dhe stilin ne veshje, shumellojshmeri ngjyrash, koostme, fund,triko etj.
Ndersa me pare me nje uniforme ,tani me veshje krejt te ndryshme.
U be mire a keq kjo eshte nje teme e diskutuar dhe ne disa shkolla private nxenesit veshin nje uniforme, ndryshe vajzat, ndryshe djemte.
Nese duhet ose jo uniforma shkollore eshte teme e hapur dhe, ne mbyllje te ketij shenimi themi:
Vajzat qe shikoni ne kete foto, e larget ne kohe, te gjimnazit Asim Zeneli me uniforme duken shume simpatike.