in

Porosia e Kosta Gushit për Mihalin, djalin e tij:”Pasuri nuk të lash,po zanat te mirë dhe miq të mirë të kam lënë”

Ne Pazarin e Gjirokastres ka patur disa dyqane mishi. Kasapet e ushtronin aktivitetin ne vendin ku sot eshte godina e qarkut por dhe ne 5 degezimet e Qafes se Pazarit.

Nga me te vjeterit kujtohet Mihal Gushi, gjyshi i Arjana Gushit, pedagoges te fakultetit te ekonomise ne universitetin e Gjirokastres.

Mihali mesoi zanatin nga babai i tij, Kosta Gushi qe ne memorjen e qytetit ka mbetur profesionist dhe burre i mençur qe profesionin e kasapit e ushtronte nga viti 1850. Me kete zanat mbante familjen, mesoi dhe djalin, Mihalin qe e aktivizonte ne pune te ndryshme, ne cokanisjen e mishit te grire per qofte, pastrimin e dyqanit , e dergonte ne shtepite e porositesve etj.

Kur e la mosha dhe fuqite, Mihalin 18 vjeçar e hoqi menjane dhe i tha keto fjale:

” Pasuri nuk te lash,po zanat te mire dhe miq te mire te kam lene. Mos iu nda ketij zanati se nuk te le pa buke!”.

Kete porosi te babait Mihali nuk e harroi dhe e thoshte shpesh ne shoqerine e tij, sa kohe qe punoi tek Markatua( sot ndertesa e qarkut dhe taverna e Kukës).

Mihali mbahet mend kasap nga me te miret. Klientelen qe i la babai e mbajti dhe e shtoi me pas.Per ta mbajtur ate ” me te mire”,paçet dhe koket nuk i jepte me mish bashke po luante me çmim tjeter, te ulet e ne shumicen e rasteve i jepte dhe bedjava.

Bagetine e merrte ne fshatra, nga barinj qe njihej e nuk i hante ne fjale, pa kontrata me shkrim po te lidhura me nje fjale. Therrte 3-4 qengja ne dite, sa kish kerkese tregu.

Ne kete menyre e ushtronte profesionin e kasapit.

What do you think?

Written by Admini

Kur palestra e gjimnazit të Gjirokastrës shërbente për mbrëmjet e rinise me 500 pjesëmarrës

Jo me radhe dhe pritje per te marre hipoteken, aplikimi behet online