in

Kur në Gjirokastër njihej dansi, tangoja,valsi,fokstroti,”Beby çarleston”,”Tuist egen”etj

Nga vitet `20 qyteti i Gjirokastres kishte te zhvilluar polifonine, kengen e shtruar gjirokastrite qe perfaqesohej nga djem te rinj te lagjeve Cfake, Dunavat, Manalat e Palortote.

Me pare kendonin vec e ne grupe po jo te organizuar per koncerte ne publik.

Ne vitet me pas ne qytet nuk mungonin as komedia e as teatri, koncertet e bandes muzikore te qytetit por as mbremjet e vallezimit me muzike te lehte dhe ritmike.

Ne dyqanet e pazarit shiteshin gramafone dhe pllaka me kenge e melodi, jo vetem popullore por dhe me muzike perendimore.

Keto pllaka muzikore shoqeronin çiftet ne koncertet zyrtare ne koktejet qe shtroheshin ne hotel Sopoti me rastin e festave apo dhe aktivitete qe i mbulonin vete zyrat e huaja ne qytet.

Vend i preferuar per aktivitete muzikore e vecanerisht mbremjet e vallzimit ishte Bella Venecia, dikur ne katin e pare te hotelit te sotem “Çajupi” ne sheshin e Çerçizit.

Ne Gjirokaster, muzika e lehte dhe e huaj mori gjalleri edhe pas viteve te pas Clirimit te vendit.

Ne disa lagje si Pazar te Vjeter, Varrosh e Palorto kishte orkestra me muzikante te rinj dhe te talentuar, kendonin edhe u binin veglave muzikore, fizarmonikes, trompes, saksit e xhezit.

Orkestra me e pelqyer ishte ajo qe drejtonte Qimo Papadhopulli i pasionuar pas muzikes, me kontribute te vecanta ne organizimin e jetes kulturore artistike ne Gjirokaster deri afer viteve 60 se me pas nisi pune ne Radio Tirana ne sektorin e muzikes.

Ne keto vite e pas 60-tes Gjirokastra nuk kendonte vetem “tojo–mojo” sic thuhej atehere.

Ajo kish perqafuar me kohe mbremjet e vallzimit, edhe pse ato ne festat e ndermarrjeve apo ne gjimnaz fillonin me nje fjalim te shkurter, me ndonje recitim apo pjese muzikore popullore, po vazhdonin me vallzim, luheshin pjese te lehta dhe rimike, perendimore, te lindjes,te Amerikes Latine,kenge dhe ritme argjentinase.

Ne mode ishte muzika dhe kenga e Raxh Kapurit dhe Rites, por edhe “Beby çarleston” apo “Tuist egen” etj.

Kjo atmosfere liberale ne kuptimin e mire te fjales vazhdoi po me pas pati ulje zbritjet e veta e sidomos u shtrengua pas festivalit te 11-te. (vijon)

What do you think?

Written by Admini

Gjimnazi “Asim Zeneli”/Në gjurmët e kujtimeve, matura e një viti të largët…

Dhurata Lazo,dikur,pianistja e vogël me dy gërsheta, simbol i shkollës së muzikës në Gjirokastër, tani pianiste e shquar