Nese doni te keni nje dite sa me energjike duhet ta vleresoni mengjesin si vaktin me te rendesishem. Pervec sigurimit me energji, te ushqyerit ne mengjes eshte burim i mire i vitaminave. Mbasi trupi yne ka bere nje gjume te shendetshem, ai e ka tretur dhe gjithe ushqimin prandaj mengjesi eshte vakti ku trupi i perthith me mire keto vitamina. Njera nga arsyet perse vezet duhet te konsumohen ne mengjes eshte pikerisht kjo. Vezët përpos që kanë vitaminat e nevojshme për trupin tonë, janë edhe burim i pastër i proteinave. Studimet tregojnë se njerëzit që hanë vezë për mëngjes, kanë më shumë gjasa të humbin peshë.
Studime të ndryshme tregojnë se konsumimi i mëngjesit, ndihmon në zhvillimin e memories dhe rrit nivelet e koncentrimit, gjithashtu ndikon në zvogëlimin e stresit dhe na bën më të lumtur.
Gjithashtu mëngjesi është një rast i shkëlqyer për të ngrënë së bashku si familje kur është e mundur. Vendosja e zakoneve të mira të mëngjesit në fëmijëri dhe mbajtja e tyre gjatë adoleshencës mund të jetë një faktor i rëndësishëm në zvogëlimin e mënjanimit të mëngjesit duke zhvilluar shprehi të mira ushqimore që zgjasin një jetë.