Ura e famshme 200 vjecare e Kollorces ne Luginen e Drinos ne rrethin e Gjirokastres tani eshte restauruar dhe qendron e forte e jo si ne te shkuaren disa vjecare kur ishte gati “ ne te rene”.
E shpallur monument kulture eshte dhe destinacion turistik jo vetem per te shuar kureshtjen e per te bere fotografi por edhe nyje e rendesishme lidhese ne luginen e Drinos.
E ndodhur ne fund te fshatit Lazarat, buze rruges nacionale eshte funksionale dhe e shtruar me kalldrem per kalimin e udhetareve dhe automjeteve.
Disa te dhena te reja per kete ure i mesojme nga Kostaq Dodo qe i referohet nje studjuesi te larget grek i cili ka shkruar se pas ndertimit te saj rruga ka qene plot levizje qe niste nga Janina e vazhdonte ne Gjirokaster,Tepelene e me tutje dhe quhej “Xhadeja e Madhe”. Ajo kalonte jo aty ku eshte sot, por nga Janina ne Pogon,Peshkepi e ne krahun e djathte sipas rrymes se Drinos.
Nga Xhadeja per te shkuar ne Gjirokaster u ndertua Ura e Kollorces e me poshte per te kaluar per Tepelene u ndertua Ura e Vjeter.
Per Uren e Kollorces, vitin e ndertimit,financuesin dhe menyren e ndertimit jep te dhena Ioannis Llambridhis ne vepren e tij shkruar me 1880:
“Prane fshatit Kollorc u ndertua me 1827 ura e quajtur edhe e Zonjes,pasi parate i dha Hatixheja,nena e Tahir Beut,e shoqja e Hodo Beut,djali i gjashte i sunduesit te Gjirokastres,Kapllan Pasha. Ura pesoi demtime me 1876 dhe u riparua me parate e dhena nga Hristaq Zografo”.
Autori pershkruan ne detaje ndertimin e ures dhe thote se ajo eshte prej guri,me 5 harqe me hapje nga 8.80 m deri 10.80 m dhe lartesi 3.20 m ka 4 dritare me lartesi 2.20 e gjeresi 1.70m, ka gjatesi rreth 80 m e gjeresi 3.70m,por rruga e kalimit eshte 3.25 m sepse nga te dy anet ka mure me gjeresi 0.60-0.20m. Ne keto mure ka disa hapje te vecanta qe mund te ishin vendroje…