in

Teqeja e Zallit dhe Stanet ku lazaratasit mësonin gjuhën shqipe me Alfabetin e Stambollit

 

Patrioti lunxhot Koto Hoxhi ishte i pari ne krahinen e tij dhe ne Gjirokaster por dhe ne Lazarat e gjetke qe shperndante abetare dhe libra ne gjuhen shqipe.

Sipas kujtimeve te patriotit gjirokastrit Shemsi Hajro mesojme se kete e bente para e pas vitit 1888 ne bashkepunim me Shefki Kallajxhine ne Gjirokaster dhe Baba Aline ne Teqene e Zallit, institucion fetar po dhe mesonjetore ku vete Baba Aliu u mesonte dervisheve e muhibeve por dhe djemeve te Lazaratit te shkruanin e te lexonin ne gjuhen shqipe me Alfabetin e Stambollit.

Në kete Teqe kur policia turke e Janinës beri kontroll per gjetjen e librave shqipe, ato nuk i gjeten dot se Baba Aliu i kishte strehuar në fshatin Lazarat.

Sipas Thoma Papapanos ne Teqen e Zallit u futen edhe librat e Naimit dhe Samiut dhe me to kane mesuar te shkruajne e te lexojne banore te fshatit Lazarat si Isuf Osmeni, Bajram Naipi,Asllan Basha,Daut Dermishi,Majko Gaba,Sherif Krishti, Shuraip Aliko, Hasan Jupi,Hamit Derxho,Hamit Gaba, Isuf Pollo, Mensur Boci etj.

Ne Lazarat, mesimi i gjuhes shqipe eshte realizuar edhe ne stanet e barinjve.Burra te vjeter, pjesemarres ne luften per liri e pavaresi,bashkepunetore te Çerçiz Topullit,  kane treguar se ne pranveren e vitit 1908 kur ceta ishte strehuar ne mal, ne stanin e Alike dhe Bejke, Mihal Gramenua i mesonte te shkruanin dhe te  lexonin ne gjuhen shqipe.

What do you think?

Written by Admini

Situata e Covid 19 në Shqipëri,Kruja me 83 të infektuar, ja dhe zonat e tjera

“Ema Qazimi takim me gjimnazistët, po Liljana Kondakçi e braktisi”-Foto-1979 në shkallët e famshme të gjimnazit të Gjirokastrës