in

Fëmijët dhe Dita e Zogjve, dirigjentët e munguar në korin e cicërrimave në lëndinat, avlirat dhe kuriozitete

Jeta e cdo njeriu eshte e lidhur ngushte me zogjte dhe natyren.
Ashtu si njerezit edhe zogjte kane ditelindjen e tyre, nje dite qe festojne e bashke me to edhe ne. Kjo ditelidhje nis nga femijeria e deri ne plakje te njeriut.

Ja dje 5 Prill ishte dita e tyre, Dita e Zogjve, por e munguar per te festuar, per te gezuar, vecanerisht per femijet. Ajo kaloi ne heshtje dhe jo pa arsye, me koronen neper kembe dhe perballe.

Vitet e kaluara nuk ka ndodhur si ne kete kete 5 prill te munguar me gezime dhe aktivitete per kete dite simbolike kur femijet i gezohen pranveres dhe ardhjes se zogjve e shpendeve, u ndertojne atyre fole apo dhe i ushqejne , sic bejne me zogjte e kafazeve ne ballkonet e apartamenteve apo me “ zogjte e pules” ne avlite e shtepive private , ne qytet e fshat.

Keshtu ata shprehin dashurine dhe kujdesin ndaj tyre. Dhe mire bejne edhe pse ende jane te vegjel dhe pak dine per sherbimet e medha dhe dobine e zogjve dhe shpendeve, qe jane pasuri kombetare.

Numri i tyre ne vendin tone arrin në rreth 370 lloje nga të cilet rreth 290 lloje autokton dhe rreth 80 lloje shtegtare.

E madhe eshte puna e zogjve ne sherbim te luftimit te insekteve te demshme.

Zogjte sic kane vrejtur shkencetaret dhe shkruhet ne nje nga artikujt e gazetes Dita, kane nje oreks mahnites dhe shumë prej tyre gjatë 24 orëve hanë ushqim shumë herë më tepër sesa pesha e tyre. Në qoftë se njeriu do të kishte oreksin e zogjve, ai duhej çdo ditë të hante mbi 50 kg bukë. Një shembull, i mirë për këtë është zogu i deles, i cili peshon 17 gr, por ha në ditë 21 gr ushqim pra 26 përqind me shumë se pesha e tij.

Zogjtë janë qenie që levizin shumë, thuhet ne artikull. Aktiviteti i tyre fillon qysh në zbardhjen e ditës dhe vazhdon deri në mbrëmje. Rrëmbenjësit e natës dhe dallëndyshet e natës vihen në lëvizje sapo ngryset dhe vazhdojnë tërë natën deri në të gdhirë… Nga ky aktivitet i madh lind nevoja e ushqimit të tyre në mënyrë intensive. Ata e mbushin stomakun 4-5 herë në ditë.

Një shoqëri prej 5-6 trishtilash gjinia Parus, ha në një ditë më shumë se 80 krimba mielli, 200 vemje fluturash, 9000 larva insektesh. Një individ pre tyre arrin të shfarosë brenda vitit 8-10 milionë insekte të vegjël. Mbret-thi(Regulus regulus), zogu më i vogël që takohet tek ne peshon 5-6 gram, ha deri 100 larva të milingonave në ditë, kurse në vit 182 mijë larva). Të vegjëlit e ushqyer në mënyrë intensive zhvillohen shpejt, ata çdo ditë rriten 30-40 përqind e peshës së tyre. Një turtull i vogël 14 ditësh, gjatë një dite ha një sasi ushqimi që peshon 48 për qind më tepër se pesha e tij. Nga kjo del qartë se sasia e ushqimit që kanë nevojë zogjtë është shumë më e madhe dhe, si rrjedhim, edhe sasia e insekteve që shfarosen prej tyre për t’u ngrënë, natyrisht është mjaft e madhe.

Mund te vazhdonim me shembuj nga aktiviteti i zogjve dhe shpendeve por po mjaftohemi duke ju kujtuar se kjo dite simbolike Dita e Zogjve na kujton se duhet te kujdesemi e t`i mbrojme per sherbimin e tyre te jashtezakonshem, per dobine per luftimin e insekteve, per prodhimin, ekonomine dhe biodiversitetin në përgjithësi.

What do you think?

Written by Admini

“Nuk Jeni Vetëm!” – At Thodhori Nikolla mes Lutjes jep këtë Mesazh Shpresëdhënës për të Gjithë!

Shkrimtarja e njohur shqiptare, Elvira Dones, letër mjaft prekëse që i dedikohet vajzës së saj që jeton larg saj, tashmë edhe e infektuar me Covid-19