in

Historia e Makinës Qepse Amerikane SINGER Fillon me Vitin 1851, po Kush ishte Përfaqësuesi i saj në Gjirokastër nga viti 1925?!…

Historia e Makines Qepse te Firmes se Famshme Amerikane SINGER Fillon me Vitin 1851 po Kush ka qene Perfaqesues i saj ne Gjirokaster nga vitet 1925?…

Ilo Iliadhi, Basho Ilua qe keshtu i flisnin ne lagjen Pazar i Vjeter te qytetit te Gjirokastres.

Ne Nju Jork, ku ishte dhe fabrika me e madhe e prodhimit te makinave qepse kishte punuar dhe, kur u u kthye nga Amerika, nga vitet 20 te e larte beri tregeti dhe ushtroi zanatin e mirembajtesit te makinave qepse Singer, perfaqesues i kompanise Amerikane per qytetin dhe fshatrat rreth.

Kishte kulture amerikane ne pune dhe profesionin qe ushtronte ashtu dhe ne maredheniet me njerezit.

Ne kohe te mbreterise ai njihej ne Gjirokaster, pergjigjej per garancine e cdo makine qepse Singer. Ne ate periudhe Gjirokastra kishte disa njesi sherbimi rrobaqepsi ne Pazar po keto makina te kesaj marke te famshme ne gjithe boten perdoreshin edhe nga grate gjirokastrite ne shtepi.

Flitet qe me shume makina qepse kishte ne lagjen Varosh, ku dhe sherbenin rrobaqepese te talentuara.

Me ndryshimin e sistemit e humbi perfaqesine dhe guxonte ta ushtronte “ fshehura” zanatin vetem ne miq e te aferm qe kishin makina te tilla dhe qe ata kishin besim se “nuk fliste”.

Kush kishte nevoje, nga familjet ne lagje , i conin dhe cadra per t`i rregulluar. Riparonte dhe kepucet e vjetra po keto pune i bente per te shkuar kohen.

Ishte burre i menduar, i qete dhe i lexuar.

Librat historike dhe romanet po me kete teme, nuk i ndante nga dora, me sy ne faqet e tyre deri sa iku nga kjo jete, 90 vjec.

Ne ceremonine e varrimit ishte e gjithe Gjirokastra, e nderoi si zanatci por dhe si burre te vjeter dhe te mire te qytetit.

What do you think?

Written by Admini

Dr. i Njohur Pëllumb Pipero jep Këshilla për të Gjithe, Edhe per te Moshuarit, Nëse Duan të Gëzojnë Nipërit dhe Mbesat…

Cilët Janë Djemtë Gjirokastritë që “Pushtuan ” Majën më të Lartë të Malit të Gjerë!