in

Cilët Janë Djemtë Gjirokastritë që “Pushtuan ” Majën më të Lartë të Malit të Gjerë!

Ne fb eshte percjelle dje nje video shume interesante e teper mbreselenese por qe ka kaluar jashte vemendjes te perdoruesve te internetit.

Vidion e ka hedhur Bjant Çami qe, me 3 shoke bashke kane udhetuar perpjete Malit te Gjere per te pushtuar Majen e tij.

Ashtu dhe ja kane arritur qellimit. Sa kane arritur kane pershendetur me krahet e hapura fitoren e tyre.

Na pelqeu udhetimi i tyre i bukur e ndoshta dhe me veshtiresi e nderkohe na u kujtua se Mali i Gjere ka qene gjithmone i “ pushtuar” nga moshat e reja te qytetit te Gjirokastres, te Delvines dhe rinia e fshatrave mbeshtetur apo buze kembeve te malit.

Na kujtohet shume mire se ngjitjet perpjete Malit te Gjere ishin individuale dhe kolektive. Nje shumice pranveres dhe veres shkonin per bime medicinale sidomos kur piqej rigoni dhe caji, ndersa ne periudhen e dimrit rinia organizonte marshime me buke me vete.

Rinia e qytetit mblidhej tek Sheshi i Çerçizit , kalonte nga Bashtea e Teqese, Dunavatit ne Kotroçajt e malit perpjete, ose shkohej nga rruga mbi gjimnaz, Keculle e larte ne mal.

Grupe alpinistesh por dhe te tjere per “qejf” kane pushtuar edhe majat e Malit te Gjere, se ato jane disa , po maja me e larte eshte ajo e Frasherit 1789 m.

Nga gjeografia qe kemi mesuar dime qe ka dhe te tjera si Maja e Kikshajt (1782 m), Nikollasit (1584 m) Bidos (1543 m) etj qe ndonje dhe mund t`i kete shkelur dhe t`i kujtoje.

Per rinine ishte ngjarje e shenuar kur shkohej ekskursion ne Mal te Gjere, shijoje natyren, Gjirokastren e kishe ne pellembe te dores, me pamje fantastike.

Te gjithe qe kane marre pjese ne keto marshime edhe ne stinen e dimrit, ne debore, kane kujtime e me siguri edhe fotografi.

What do you think?

Written by Admini

Historia e Makinës Qepse Amerikane SINGER Fillon me Vitin 1851, po Kush ishte Përfaqësuesi i saj në Gjirokastër nga viti 1925?!…

Dita e Baballarëve, Dita e Babait, Respekt, Mirënjohje dhe Nderim!