in

“Takohemi tek Sheshi!” – Sheshi i Çerçizit në Gjirokastër, Stacion dhe Vend Takimi…

Kemi folur dhe me pare per sheshin e Çerçizit…

Kemi botuar dhe foto me te hershme ne kohe.

Kjo i takon viteve 70-te.

Edhe pas ketij viti, sa shfaqej autobuzi tek kthesa drejt sheshit njerezit ne goje e kishin shprehjen” Erdhi sata nga Tirana, shohim kush ka ardhur, bejme dhe nje xhirro!”

 

Ardhja e autobuzave te linjave shenonte ngjarje per momentin, kureshtje se kush kish ardhur, per te pare e per te takuar ata qe vinin ne qytet.

Ashtu ishte Gjirokastra atehere, me popullsi te qendrueshme, njiheshin te gjithe, ne pune, ne lagje e shkolla, me krushqira dhe miqesira. Edhe sheshi i Çerçizit i mblidhte, ishte stacion por dhe vend takimi.

“Takohemi tek sheshi!”, thoshnin.

Pas ardhjes se autobuzit vazhdonte xhirua tradicionale qe ju e kujtoni shume mire, jo me kaq shume banore sa duken ne kete fotografi qe ka mundesi te jete ndonje moment kur kane ardhur vizitore nga rrethet, sic ishte ca vite qe Gjirokastra vizitohej nga grupe te ndermarrjeve dhe institucioneve te Tiranes dhe qyteteve te tjera.

Bukur ishte sheshi si ne kete fotografi, po dhe sot nuk duket keq pavaresisht nga ajo qe tani dhe e ka humbur gjallerine me xhiron e famshme qe e kujtojme perseri dhe per nostalgji.

What do you think?

Written by Admini

Kete Njoftim te Rendesishem Te Policise se Shtetit Duhet ta Lexoni Tani…

“180 Kilometra Rruge ne Kembe” – Emigrantet kthehen keshtu nga Kakavia per Berat!