in

Të Dhënat e Orës së Fundit nga OBSH që Duhet të Dini dhe Zbatoni për Coronavirusin

Te Dhenat e Ores se Fundit nga OBSH qe Duhet te Dini Per Coronavirusin

Coronavirusi i ri NUK transmetohet përmes mallrave të prodhuara në Kinë apo në cilindo shtet që ka raportuar raste.

Nëse mendoni se një sipërfaqe është infektuar, përdorni lëndë dezinfektuese për ta pastruar.

OBSH këshillon njerëz të gjithë moshave që të marrin hapat e duhura për tu mbrojtur nga virusi.

Dushi i nxehtë NUK e parandalon virusin

Mënyra më efikase për të mbrojtur veten kundër coronavirusit është larja e shpeshtë e duarve. Keshtu infeksionet që përhapen përmes prekjes së syve, gojës dhe hundës.

Moti i ftohtë dhe dëbora NUK e vrasin coronavirusin e ri,
Spërkatja e trupit me alkool ose klor NUK ndihmon.
Alkooli dhe klori mund të ndihmojnë për të dezinfektuar sipërfaqet, por ato duhet të përdoren sipas udhëzimeve të duhura.

Vaksinat e pneumonisë NUK mbrojnë kundër coronavirusit

Virusi është kaq i ri dhe i ndryshëm nga të tjerët sa ka nevojë të krijohet një vaksinë e posaçme për të.

Shpëlarja e hundëve me ujë të kripur NUK shmang infeksionin,

Ngrënia e hudhrës NUK mbron nga COVID-19

Hudhra është një ushqim i shëndetshëm që mund të ketë disa veti antimikrobike. Megjithatë, nuk ka fakte se ngrënia e hudhrës mund t’ju mbrojë nga coronavirusi.

Antibiotikët NUK janë efektivë për të trajtuar coronavirusin,

What do you think?

Written by Admini

Kur Kujton Kopshtin e Lagjes, të Fëmijërisë, Edukatoren Tënde të Parë…

Dita e Verës/ Suzana Katro për Gratë ” Shtëpiake” Si të Kalojnë Stresin me Ballokume, Shapkat ose Pispili me Pras dhe …