Doktoresha dhe psikiatria e njohur , Arjana Rreli, ka dhene këshilla për qytetarët, se si të ruajnë qetësinë në këtë situatë të vështirë të përhapjes së koronavirusit.
Në rubrikën “Opinion”, në News24, mjekja tha se qytetarët shqiptare po kalojnë një tjetër traumë, pas asaj të tërmetit të 26 nëntorit 2019, pasi është diçka e panjohur për ta dhe nuk e dinë ku dhe si të sulmon ky virus.
Ajo ka folur edhe per kujdesin qe duhet treguar nga prinderit per femijet te cilet pas termetit tani perballen me nje situate te re te veshtire.
Femijet nuk preken, por mund të jenë bartës të sëmundjes. Ata i ka tmerruar izolimi, si duhet të jetë marrëdhënia jonë me ta?
Kesaj pyetjeje doktoresha iu pergjigj:
Ne jemi përfshirë kaq shumë në këtë traumë, sa duke ardhur për në punë sot në çdo bisedë mes njerëzve ishte kryefjalë koronavirusi. Imagjino brenda shtëpisë sa kjo fjalë mund të bëhet vrastare psikologjike për fëmijët. Prindi është model dhe shihet nga fëmija si person që shabllonohet shumë shpejt. Kjo mund të jetë kosto e lartë për një kohë të dytë, aq më tepër për fëmijët që kanë pësuar traumë nga tërmeti. Po këto ditë pushimi mund të zgjojnë disa ankthe te fëmijët, që përjetuan tërmetin dhe patën ditët e pushimit.
Fëmija mund të të thotë sërish ‘pse është pushim, do ketë tërmet’…
Trauma mbivendoset, jo vetëm te pushimi në shkollë, por edhe te reagimi i prindërve, që te tërmeti ishte shumë i shkurtër, ndërsa tani duket sikur gjiron rrota e stresit. Këta fëmijë po hyjnë në mekanizmat e ankthit, kur sapo kishin filluar të merrnin veten.
Çfarë duhet të bëjmë?
Kalimi i kohës në natyrë, ku ajri është më i pastër, duhet t’ia servirim fëmijëve. Fëmijët më të vegjël duhet të vihen duke vizatuar, duke iu dhënë ne një shpjegim këtyre vizatimeve, që atyre t’u vijë më i lehtë problemi. Terma apo emocione që janë përdorur pas tërmetit duhen shmangur, se fëmija kujton shumë shpejt. As të komentojmë rastet e koronavirusit në sy të fëmijëve. Tani është koha që fëmijët të vazhdojnë të shohin kukulla në televizor, edhe nëse ua keni privuar më parë.