Nje poezi e vecante jane lulet ne oborret e avlive te shtepive te vjetra te qytetit te Gjirokastres. Bukuri e lindur nga guri, mbire e lulezuar ne gur, edhe ne anet e pllakave te palidhura mire, edhe ne muret e vaisura e te ngarkuara me lageshtine e shirave te kohrave.
Keto lule qe shikoni dhe ne foto te rritura ne nje cope vend, ne kete avli karakteristike jane nje mrekulli. Te gjitha bashke bejne nje tablo natyrale me ngjyrat e ylberit qe nese e shikon zilepset dhe piktori e fotografi me i mire i botes.
Natyra, balta, uji dhe dora e njeriut i ka rritur ne cdo pozicion e vend ku ato shfaqin veten,nurin, fjalet dhe driten.
Jane ne penxhere e ne mure te varura, te bukura e te turpshme, ne kohe te nuserojme, te flasim e te mburren me hijeshine, freskine dhe aromen ne cdo stine te vitit.
Dhe per te shuar kureshtjen tuaj:
Ky oborr i vecante e kaq i “vogel” ne hapesire fizike ndodhet ne lagjen Palorto. Per lulet dhe gjithshka qe lidhet me bukurine ne kete mjedis eshte realizuar nga te zotet e shtepise qe jane Fredi dhe Neta Makri.
S`ka banore ne Gjirokaster qe nuk i njeh per punet dhe emrin e mire qe gezojne, tani qe dhe mesuat sa dashuri e pasion kane dhe per lulet, meritojne vec urime dhe lavderime.
Si thoni?!