in

60 VJET TVSH/ Engjëll Fino Telekronisti i Parë i Qarkut të Gjirokastrës

Sot TVSH feston 60 vjetorin e themelimit, ngjarje e madhe per punonjesit e ketij institucioni dhe publikun shqiptar. Ne kete dite kujtohen dhe vleresohen edhe ata punonjes qe kane sherbyer ne kete institucion.

Nje nga punonjesit ka qene edhe Engjell Fino, telekronisti i pare i Gjirokastres dhe Qarkut.

Engjelli ka shume per te treguar per punen qe ka bere per shume vite si telekronist qe e nisi ne vitin 1969 pas nje kursi 1 mujor ne Tirane.

Me pare ishte mesues ne shkollen 29 Nentori sot shkolla Cajupi, pastaj 5 vjet mesues ne fshatin Mashkullore dhe 10 vjet ne fshatin Lazarat.

Per fillimet si telekronist thote se ka kaluar shume veshtiresi.Per pasqyrimin e jetes politike, shoqerore, artistike apo folklorike te asaj kohe regjistronte me nje aparat me “zemberek”(me kurdisje) qe kur mbaronte kurdisja disa plane shuheshin, pra kronika e ngjarjes edhe nuk pasqyrohej e plote.

Montazhin nuk e bente vete, po ne laborator ne Tirane , mbi bazen e nje teksti qe dergonte.

Cdo mengjes dilte tek autobuzi i linjes per te nisur bobinat me udhetaret qe njihte apo dhe te tjere qe i hidhnin ne nje kuti tek godina e gazetes Zeri i Poupllit ku shkruhej TVSH.

Ai nuk mban mend qe ndonjeri t`i kete marre persiper bobinat dhe te mos i kete dorezuar.

Pa mjet dhe pa motor Java sic kishin ne iventar gazetaret e Zerit, ATSH-se dhe Bashkimit ne vendet ku filmonte, te ndiqte nje ngjarje te caktuar, duhet te ecte me kembe.

Ne nje rast ndersa ishte duke filmuar ne portin e Sarandes nga lartesite e direkut te nje anieje te madhe, ra ne hambar por per fatin e tij te mire pati demtime te lehte dhe vazhdoi punen edhe pse mjeket i rekomanduan te pushonte nje muaj.

Engjelli eshte dalluar ne gazetari por edhe si krijues, vecanerisht ne krijimtarine popullore. Ka dhe libra te botuara me vjersha me tematike te larmishme per historine e Gjirokastres, traditat, jeten e saj ne kohe te ndryshme,ka marre pjese ne jurite e festivaleve folklorike lokale dhe kombetare, krijime te tij jane vleresuar edhe me cmime.

Engjelli tani eshte ne moshe te madhe e megjithate shkruan ne shtypin e sotem vecanerisht tek gazeta Laberia, Telegraf dhe Kushtrim Brezash.

E urojme per 60 vjetorin e TVSH per kontributin qe ka dhene, te kete shendet e jete te gjate!

gjirokastraonline

What do you think?

Written by Admini

“Ik more Vule Humbur” – Cfare ju shkon ne mendje kur degjoni kete shprehje?!

108 vjetori i shoqates “VATRA”,kontributi i gjirokastritëve të Amerikës në realizimin e misionit te saj( Emrat)