in

Pse Fusha e Vjeter e Sportit ne Gjirokaster Eshte Quajtur Fusha e Femijerise!

Fusha e Vjeter e lojrave me kembe prane ish- fabrikes se kepuceve ne Gjirokaster eshte quajtur edhe fusha e femijerise.

Aty eshte lojtur nga te gjithe femijet e Gjirokastres, ne te gjitha vitet, nga koha kur u luajt me topa lecke dhe kur u hodh ne fushe topi i pare i vertete amerikan qe kush e pruri nuk dihet.

Aty eshte lojtur nga ekipi i Shqiponjes dhe eshte zhvilluar ndeshja e pare zyrtare, pastaj te tjerat me radhe e cdo vit here ne kategorine e pare e me shume ne te dyten.

Jane zhvilluar dhe dhjetra ndeshje miqesore me ekipin e garnizonit si dhe me Saranden, Permetin dhe Delvinen, per Tepelenen nuk kemi informacion.

Ne kohen e luftes jane zhvilluar ndeshje “ miqesore” edhe me italianet edhe me gjermanet.

Nga vitet 60 fusha e vjeter dikur pa gardhe e qe ndeshjet shikoheshin pa bilete, u rrethua me mure dhe me nje tribune me shkalle ku tifozet i vinin ato ne cimento ndersa te “ medhenjte e fshatit” ne dy kolltuqe dhe ne karrige.

Nga ajo fushe e vjeter dolen dhe futbolliste te famshem qe e nisen lojen me kembe me topa lecke, ne kohe me shi dhe ne vape, edhe ne balte.

Dihen emrat.

Disa tifoze  mbajne mend ndeshjet, fitoret dhe kohen e realizimit te golave, ashtu dhe numrat ne fanellat e tyre.

Tani Fusha e Vjeter nuk eshte me si e para por ka ndryshuar. Ka dhe tapet te ri po jo ne gjallerine e pare. Nuk luan shumica po disa ekipe te femijeve dhe te rinj nga te cilet presim t`i shohim nje dite ne fushen e stadiumit te madh, ne 18 shtatori.

What do you think?

Written by Admini

Pse Hito Lekdushi Dhe Bajram Ligu prenë Leshrat, Mjekrat e Mustaqet dhe Provuan Revolverët mbi Balten e Kuqe te Dunavatit

Ç`thonë Gjyshet për Qelqurinat, Filxhanët, Pjatancat me Varak Floriri ne Bufetë e Para që ” I Mbanin për Një Ditë të Mirë!”