in

“Μοnda Moj Pikë Rënë ku i Mbanë Mend të Gjitha! Na Shkule, na Nxorre Zorrët nga Barku!”

Ne faqen tone kemi percjelle shkrime me teme nga fjalori i te folmes se qytetit te Gjirokastres, njesi frazeologjike qe edhe perdoren nga banoret.

Kemi vene re se dhe interesimi i lexuesve per to ka qene i vecante nderkohe qe ata kane vleresuar gjirokastriten Raimonda Lilo per fjalorin e saj te pasur me fjale dhe shprehje karakterizuese te qytetit. Bile ata e kane propozuar “ Qytetare Nderi” e Gjirokastres.

Ne te folmen e vjeter te qytetit dallohen edhe komentuesit qe tregon se e duan fjalen dhe shprehjen e bukur te qytetit te tyre.
Kjo duket edhe ne bashkebisedimin  me Rajmonden pas botimit te shkrimit tone” E Folura e Mondës është Thesar”
Ja nje permbledhje e komenteve :

Lida Kotti: Babi im ka qeshur me lot kur ja lexoja…ka nostalgji, gjyshja ime Behançe nurja ishte grua e rralle!

Raimonda Lilo: Ah ato gjyshet tona te mira e te dashura…Sa mall kemi!.

Romeo Marko: Na kenaqet, sa kishim pa degjuar te tille aksent dhe fjale te rralla.Pershendetje e jave te mbare!

Albana Çoçoli Zoga: Bilat e Manalatit na kenaqen xhane! Zariko e kane golen!
Raimonda Lilo: Zariko je dhe ti Bane nuria!

Diana Frashëri Omari: Monde nuria ,gjirokastrite nuk jam po te tera modhoite i kuptova,binadale kur te viç ketu,o flasim gjirokastriçe e o te te ve te fleç mbi tataposh se nuk kam vend une vetem na lajmero te heq cfarangonjete se na mbiten.Te ngalas!
Diana Frashëri Omari: Kjo per gabimet e shkrimit.
Raimonda Lilo: S`ka gje i kuptoj te tera teta Diana…te kam t’ergjende!

Albana Bala Shehu: Monde e folura tende eshte thesar!
Raimonda Lilo: Rrofsh Bana nuria…Te perqafoj!
Merzo Kuka: Monda tani shkruaj moj zarko ku i mbante Memeja ne sergjen ?
Raimonda Lilo : Ne sergjen me rradhe gjithnje pjatot….dhe me thosh gjithe:
Kokodhoni mbi sergjen
Kerkon Monden e se gjen…

Eda Merepeza: Mondëëë, uuuuuu paske dalë në krie të fejsbukutë! Të lumtë mi bilë! I le shoqet pas, si shqofto. Të hapin gavot e të mësojnë na ti, se je kapetane.
Raimonda Lilo: Eda Merepeza …Edë nuria te kam t’ergjende, nure si nene Shanua nikoqire dhe e bukur, edhe ti ç’fal me ke gjithe dhoite je dhe ti….per te folur gjirokastrie “shpirto” je, hazerxhevap te kam paçka se je rritur te Tirane…I jep uje ne bisht te luges dhe neve qe jemi rritur ne Gjirokaster….te puth e te ngalas!..

Mimoza Buda: Monde sa mire qe te kemi mi gaz,na zgjon shume kujtime te bukura!
Raimonda Lilo: Moze nuria, rrofsh binadale,zariko e shkuar zarikose je,te puth e te ngalas me mall!

Agjeliki Bezhani : Μοnda moj pike rene ku i mbane mend te gjitha! Na shkule, na nxorre zorret nga barku! T je mesele, na ke vene ne levizje se tani u rritem.Na eshte bere mendja si sholle pate-pate. Ah, Monda, kur do mblidhemi njehere…
Raimonda Lilo:Nexhi zemra ç`te modhoisim me pare, po kur hypnim tek mani shapat…dhe mbaj mend qe njehere desh re nga mani me eshte fiksuar kjo skene se u trembem binadalë …po kur luanim babot, merrnim 5 gure te lemuar nga te lumit dhe hidh e prit guret deri sa te na binte ndonje ne shesh ….po mende qosuren akoma e kam citë…per modhoite gjirokastrite pret spango mënde nxirosura…

Arben Mosho: Terbove soj e sorodhop me fjalorin tend moj binadale ,besoj nga fjalet e vjetra gjirokastrite nuk ta kalon njeri dhe ne buxhak te rrije ne ore te vona me teto Memene kaq mire dhe paster nuk do t`i mbaje mend.Te jesh mire!
Erjeta Shehi: Qenke bere VIP-e moj Mondeee!
Raimonda Lilo: Eee, Eri e dashur, s`u bera ne rini…u bera ne pleqeri..

Erjeta Shehi: Raimonda Lilo hahaha mjafton nje here ne jete e
Natasa Aidoni Μοντα μου αγαπημένη !!!!Είσαι θέα , κούκλα,εξυπνη, αγαπητή έχεις και πολύ χιούμορ σε αγαπώ πολύ!
Raimonda Lilo: Natasha Aidhoni ….Tasha glykia kai omorfi eyxaristo polu gia ta oraia sou logia…amivea ta esthimata moro mou….kai ego s’agapo polu….ta filia mou kai tin agapi mou…

Ben Hoxha: Monda Lilo do te fusim dhe ty vete ne UNESKO se te kemi thesar kulturor. Qofsh mire Monda!
Raimonda Lilo: Beni te falenderoj nga zemra per konsideraten….ju perqafoj te gjitheve me shume dashuri dhe mall!

Albana-Anna Gjirokaster:Drite ta befte zoti se na mbane “gjalle” me fjalet e shprehjet gjirokastrite.
Alexandra Toska: Monde binadala e gole zariko rrofç e mbreterrofç e u a trashigofç edhe mbesave keto tabjete te nanase…
Rozeta Çenko Karaulli: Monde i kreve nga senduku te gjitha s`le gje te bjere ne dhe` hazerxhevap.

Kreshnike Karaulli : Nuk di moj Monde sa e pastron gjirmen dhe buharine e oxhakut nga hiri. Nuk di a ke dhe fisen qe te ndeç zjarrin
Raimonda Lilo: Kreshnike Karaulli …Kam edhe cimbidhin te ngas nje çike zjarrin ta bej bubulak, kam dhe pirostine mbi te ….qe te ve bragaçin te ziej misra qe te mblidhemi te hame e te prenemi …
Sotir Majko: Si je moj te marëça te keqen po e kishe qare ate shapkatin. Une bera laropit se i pelqen abeut, neser do bej nja di qifqi se kemi nusen kulupi se evlatin e kam te mire t`i hedhi nena di koqe kripe ne buhari mos ma haj njeri me si.

What do you think?

Written by Admini

Sot ka Ditëlindjen Patriot Veleshnja, I Urojmë Shëndet dhe Lumturi në Jetë!

“Situata nga Virusi” Dr. i Njohur Roland Karalli, zv Drejtor i Spitalit “Omer Nishani” flet per Gjirokastra Online!