in

Histori prekëse, i zoti ndërron jetë, qeni besnik Stella udhëton disa milje dhe e pret poshtë spitalit

Ja si ka ndodhur:

Ndersa pronari po vdiste në një njësi të kujdesit intensiv të spitalit Cisanello në Pisa, qeni i quajtur Stella arriti të hapte portën e shtëpisë dhe filloi të kërkonte për të.

Stella 7-vjeçare kishte pritur me ditë në trishtim pafund për kthimin e njeriut të dashur që e kishte rritur dhe në fund arriti të arratisej dhe të fillonte të kërkonte për pronarin.

Ndërkohë mediat italiane e kanë raportuar këtë histori prekëse duke thënë se Stella lëvizte sikur të kishte një busull sekrete që e orientonte.

“Nuk ishte shëtitja e zakonshme, e gëzuar dhe e pakujdesshme, por një rrugë e gjatë, plot gracka. Dhe zgjati orë e orë të tëra. Aq shumë për të alarmuar të afërmit e pronarit të qenit, të cilët kanë kërkuar kudo.” shkruhet në artikullin e publikuar në mediat italiane.

Pas disa kohë kërkimesh Stella u gjet pranë spitalit ku ndodhej i shtruar pronari i saj i sëmurë.

Ata nuk arritën të sqarojnë se si ai “Pastor gjerman” kuptoi se pronari ishte pikërisht aty. Por pavarësisht përpjekjeve të Stellas fatkeqësisht pronari kishte ndërruar jetë. Pas kësaj ngjarje Stella u adoptua nga një i afërm i pronarit të saj dhe tashmë ka një familje të re.

What do you think?

Written by Admini

Biskotë në filxhanin e kafesë, llokume e gliko për mysafirët…

Sot përgatiten vezët e lyera në ngjyrë të kuqe, vezët e Pashkës