in

Zgjohet humori i Alizot Emirit në kalldrëmet, sokakët dhe kullat karakteristike te qytetit të gurtë!

Libri « Ariu e gjeti llullën » me 111 fabula, të autorëve të mirënjohur Kastriot Hadëri dhe Izet S.Çulli është një sofër poetike dhe fabulore në traditën intelektuale te Alizot Emirit, i cili në nënkuptimet e veta, laton dhe gdhend fjalën e arte si një filozof popullor.

 

Pikërisht, se mençuria e tij ka zënë vend të merituar në kalldrëmet, sokakët dhe kullat karakteristike te qytetit te gurtë ne çdo trokitje te tyre, zgjohet humori i Alizot Emirit, si nje traditë e kohës së shkuar, por edhe si mençuri dhe modernitet i ri.

 

Këto shkruan midis te tjerave në parathënin e këtij libri Prof. Dr.Bardhosh Gaçe “Mjeshtër i Madh” dhe vazhdon se libri «Ariu e gjeti llullën» flet vetë, si një homazh për këtë personalitet të kulturës shqiptare.

 

Pasardhësit e familjes së nderuar Emiri dhe pikërisht bijtë e saj Ibrahimi dhe Shpëtimi me tre librat e tyre për babain e dashur, si edhe libri i këtyre dy fabulistëve të shquar në gjininë e humorit, shkundën pluhurin e harresës, duke na dhënë një vepër të denjë, e cila me siguri do të pritet mirë nga lexuesit.

 

Ja disa fabula të shkëputura nga faqet e këtij libri :

 

MBIEMRI I DËGJUAR
Librárit i tha një plak :
-More, pa ma shpjego pak :
Nga e ka prejardhjen, bir
Ky mbiemri yt, Emir ?

-Mbiemrin na i dha fati,
si Emirët nga Kuvajti !

-Qenkeni të pasur mjaft,
sa puse keni me naftë ?!

-Puse jo, shpresojmë ndonjë,
kemi mendjen hë për hë…

 

QAN E QESHË
I thotë dikush :-Drer, librár,
ti buzëqesh, dimër behar,
hallet si s`të paskan vrarë ?!

Dreri thuri fjalët ar :
-Kush nuk qesh… eshte për të qarë !

 

MARIFETI
Kali tha : -Une dhe gomari
kur bëjmë tërheqje litari,
s`e këpusim, jo, për be,
qoftë edhe një fije pe !

Pela fët lëshoi frerin ;
-E tërhiqni të dy perin
dhe s`këputet, sa çudi !
Jo, për nder, s`ka mundësi !

-Ja, si ngjet, moj pelë, kjo punë :
Fare thjesht… e lëshoj unë.

 

LARG SHERRIT

Cjapi tek ndante dy dhi
prej sherrit, theu nje bri.
Një ditë tek i qante hallin,
në siklet seç pyet kalin ;
Kur qëllohen dy gomarë,
si do veprosh për t`i ndarë ?

-c`ndarje mor ! Tek ajo punë,
o Zot…mos qëllofsha unë !

 

« THJESHTËSIA »
Sorkadhi kish miq të parë
arsimtarë, mjek` e shkrimtarë.
Njëri për shaka në vesh :
-c`thonë, kur të shohin mes nesh ?!

-Ja, c`thonë , o doktor vëllai ;
« Sa i thjeshtë qerratai ! »

 

What do you think?

Written by admin

Apokalips në Jug të Anglisë! Rraftet me Ushqime Bosh dhe Rradhë të Gjata në Dyqane!

Ëmbëlsirat e Turizmit – Pastiçierja Profesioniste Marianthi Naçi Karaulli, Ndan me Ne 3 Receta Ëmbëlsirash!