in

Urojmë për Ditëlindjen zagoritin Harillo Bita

Per Ditelindjen sot urojme Harillo Biten qe cdo mengjes na drejtohet me pershendetjet e urimet e tij miqesore per nje dite , jave dhe muaj te mbare!

Sot ne diten e tij te lindjes po ia kthejme miqesine e dashurine e tij te treguar gjate gjithe vitit me urimin tone te perbashket :

Ta Gezosh Ditelindjen Harillo! Shendet e jete te gjate!”

Harillo eshte nga ata burrat e mire, te urte e te lexuar, tani ne pension qe do shume niperit e mbesat e kujdeset vecanerisht per ta, qe do fotografine dhe kameren dhe qe, per miqte e faqes etj, kujdeset si kronikan i kesaj kohe te na mbaje ne kontakt me ndryshimet e motit ne Gjirokaster por dhe ne Zagori kur shkon apo udheton ne Tirane e gjetke.

Jane shume interesante filmimet dhe fotot e tij qe na i percjelle gati cdo mengjes e ne ore te tjera te dites, sic ndryshon dhe moti, here me diell e here me shi, po na ve ne dijeni dhe per pikat e shiut si me 17 nentor te ketij viti, si paralajmerim per te na kujtuar se ditet me diell e te ngrohta nuk do te vazhdojne, se moti do te ngarkohet dhe beni gati cadrat, ti mbajme me vete.

Falenderojme Harillon per vemendjen e tij te admirueshme ndaj ndryshimeve te motit dhe paralajmerimet per te bere kujdes, per te mos harruar cadren kur duhet se koha te genjen, per cdo keshille qe na jep per situaten e motit ne Gjirokaster vecanerisht per ata qe jane larg saj.

Ketyre shenimeve ne Diten e Lindjes se Tij i shtojme dhe lidhjet e forta qe ai mban me krahinen e tij Zagorine, me banoret e saj atje dhe shoqerine zagorite ne Gjirokaster dhe Tirane kur shkon per vizita.

What do you think?

Written by admin

Nje zakon i mirë i burrave gjirokastritë, ja kush ëmbëlsonte femijët me karamele!

Lumi Vjosa e Egër në mbrojtjen dhe dashurinë e artistit te famshem Leonardo di Caprio