Moti i keq me reshje intensive shiu ka shkatërruar Urën e Hoshtevës ne Zagori te Gjirokastres.
Një monument kulture rreth 200-vjeçare! Ura nuk kishte vetëm vlerë monumentale, por edhe funksion praktik pasi shfrytëzohej nga banorët e zonës.
Mëngjesin e sotëm vërshimi i ujërave kishtë shkatërruar gjithçka sikundër shihet në foto. Drejtoria e Kulturës Kombëtare në Gjirokastër dhe Ministria e Kulturës kishin përfunduar projektin dhe ishin në fazë tenderimi për rikonstruksionin e këtij monumenti. Në ditët e para të janarit të këtij viti, Ministria e Kulturës kishte dërguar një ekip specialistësh për të parë nga afër gjendjen e urës dhe për të kryer vlerësimet përkatëse në funksion të projektit të restaurimit.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/09/dummy-ad-300x250-1.jpg)
Ndërkohë mësohet se në muajt e ardhshëm Ura do të rindërtohet sërish. Aktualisht drejt Hoshtevës kanë shkuar inxhinierë të Drejtorisë së Monumenteve dhe Ministrisë së Kulturës./LibohovaOnline.com
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/07/dummy-ad-728x90-1.jpg)