in

Sot urojmë për Ditëlindjen Prof. Ymer Çirakun

Sot urojme per Ditelindjen Prof. Ymer ÇIRAKUN qe vite te femijerise i ka kaluar ne lagjen Pazar i Vjeter ne Gjirokaster e me pas ne Sarande e Tirane po Gjirokastren e ka dashur dhe vazhdon ta doje me vizita pune, recensa ne promovimin e librave te autoreve gjirokastrite, referime ne konferencat shkencore te organizuara nga Universiteti Eqrem Cabej etj.

” Ta gezosh Ditelindjen Prof. Ymer ÇIRAKU, me shendet , gezime e jete te lumtur!”.

Pas shkolles se mesme Prof, Ymer ÇIRAKU ndoqi studimet ne Degen Gjuhe-Letersi, fakulteti i Historise dhe Filologjise, Universiteti i Tiranes dhe u emerua ne Sarande, punonjes arsimi nga viti 1976 – 1980 ndersa 1981 – 1984 punonjës shkencor në Institutin e Gjuhësisë e Letërsisë (Akademia e Shkencave) ne Tirane.

Disa vite punoi edhe Gazetar kulture te “Zëri i Popullit”, ne Aparatin e Këshillit të Ministrave, Sektori i kultures dhe nga viti 1991 e në vazhdim – Pedagog pranë Departamentit të Letërsisësë, Fakulteti Histori – Filologji, Universiteti i Tiranës, edhe  Shef i Departamentit të Letërsisë; Zv/Dekan i Fakultetit Histori – Filologji, Kryetar i Këshillit të Profesorëve të Fakultetit Histori – Filologji – UT
dhe Anëtar i Senatit Akademik – UT.

Prof. Ymeri ka biografi te pasur profesionale dhe shkencore me nje radhe Monografi dhe botime universitare si Struktura e një krijimtarie letrare (monografi), 2002- Letërsia shqiptare, autorë dhe vepra (bibliografi, bashkëautor), 2001-Metodikë e punës shkencore (bashkëautor), 2004- Kritika letrare në revistën Shêjzat, (studim monografik – bashkëautor), 2014 etj.

Ka botime librash me artikuj e studime letrare,botime tekstesh për shkollat e mesme,recensa dhe redaktim librash të botuar rreth 20,redaktor dhe përcjellës parathëniesh i rreth 10 librave në prozë e poezi, si dhe studime letrare dhe dhjetrea artikuj te botuar ne revista shkencore ne Shqiperi.

Gjithashtu ka marre pjese dhe ka referuar ne afro 30  konferenca nderkometare dhe eshte hartues i disa programeve mesimore te UT.

Prof. Gezuar Ditelindjen! Edhe 100 vite me shendet, gezime e lumturi ne familje dhe krijimtari te mbare!

What do you think?

Written by admin

Ja pse festa e ndryshimit te vitit nuk eshte ne te njejten date!

KostaqDodo Dhuvjani: Kjo eshte nena ime Hrisavji