Sot Urojme per Ditelindjen Burrin me te Vjeter te Qafes se Pazarit!

Sot qe Kristo Ndrico mbush 90 vjec ka ditelindjen dhe ne e urojme te kete shendet e gezime, jete te gjate e te lumtur, festofte dhe 100 vjetorin dhe, si siç shprehet ne raste urimi poeti Vasillaq Çuklla, sa t`i doje zemra!

Gezuar Ditelindjen burrit me te vjeter te Qafes se Pazarit, me shtepi dy hapa larg saj!

“ Hajde, gezuar, dajma keshtu e paçim!”

Eshte shprehja e tij karakteristike kur ulet ne tavoline me pak raki dhe meze per te shkuar kohen dhe bashkon urimet me miq e shoke te vjeter, po edhe te rinj, ish nxenes te profesorit te shkolles 29 Nendori dhe Naim Frasheri, me poetin Hader Mevlani, doktor Xhumbin, me ralle me menaxherin e kultures Stefan Arsenin, me kolege gazetare etj.

Kristo Ndrico eshte mesuesi i rusishtes, i gjuhes shqipe dhe historise po me karriere me te gjate ne gazetari si korrespondent i “Zerit “ per rrethet e jugut te vendit qe per te bere detyren, dimer e vere, lajmin dhe ngjarjen e kerkonte kaluar mbi nje motor “Java” 250 kubik shigjeta e te cilit nuk levizte as poshte as lart se keshtu e kish mesuar shoferi i bankes, Hamiti,” po kaloi km 60 kujto vajzat”.

 

Kristo Ndrico dhe sot qe mbushi 90 vjet jete , ashtu sic do mengjes, urimet e ditelindjes i pret edhe ne Qafe te Pazarit pa iu shmangur atyre qe, pas urimit nuk e fshehin deshiren per t`i qerasur, se kane qejf te ulen me te dhe te degjojne si per here te pare anekdotat e tij te famshme, edhe pse te perseritura me qindra here.

” Hajde, gezuar, dajma keshtu e paçim” vazhdojne dhe sot urimet per 90 vjeçarin Kristo Ndrico, burrin pa pleqeri…