in

Sot ka Ditëlindjen Miku i Gjirokastra Online Spiro Petro Xhavara të cilit i Urojmë Gëzuar dhe 100 Vite të Lumtura!

Spirua është lindur në Qestorat të Lunxhërisë ku nisi dhe mbaroi arsimin 7 vjeçar. Studimet i vazhdoi në shkollën ushtarake “Skënderbej” dhe atë të Bashkuar; i titulluar oficer ne 1972 shërbeu në Berat e Skrapar, Elbasan e Himarë, dekoruar dy herë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.

Spirua është marrë me letërsi dhe ka botuar gjashtë vëllime me tregime e poezi, një tjetër me tregime satirike, dy komedi e pjesë humoristike, gjashtë monografi për personalitete, publiçistikë, etj.

Një vend të rëndësishëm në krijimtarinë e tij zë tematika e vendlindjes, Lunxhëria, me dy poema, një vëllim me tregime dhe një monografi. Së shpejti do të çojë në shtyp dy vëllime esse për vlerat, kulturën dhe traditat e Lunxhërisë, si dhe shkrime për rreth 100 portrete lunxhiotësh.

Ka redaktuar e përgatitur për botim rreth 60 libra të autorëve të tjerë.

 

Jeton familjarisht në Athinë dhe është aktiv në shoqatën atdhetare kulturore Lunxhëria dhe Federatën e shoqatave shqiptare në Greqi, në shoqatën e shkrimtarëve dhe artistëve emigrantë, etj, pa u ndarë asnjëherë nga vëndlindja e tij, Lunxhëria.

What do you think?

Written by admin

SURPRIZUESE/ Këngën Zyrtare të Botërorit 2018 do e Këndojë… Era Istrefi!

Luftëtari Fiton 3 me 1 ndaj Skënderbeut – Bregu mes Duartrokitjesh e Lotësh!