in

Organizata Politike vjen në Gjirokastër për të shpalosur programin e saj që synojnë rritjen e minimumit jetik dhe taksimin e më të pasurve…

ORGANIZATA POLITIKE: Minimumi jetik dhe taksimi i më të pasurve janë domosdoshmëri.

Për dy ditë, aktivistë të Organizatës Politike do të jenë në qytetin e Gjirokrastës për të prezantuar qytetarët me Kartën Sociale, e cila sipas tyre është platformë dhe aksion kombëtar kundër varfërisë dhe për më shumë të drejta. Pas Ballshit, Beratit dhe Lushnjes, Gjirokrastra është ndalesa e tyre e radhës.

Kush është Organizata Politike?
Organizata Politike, është një bashkim vullnetar me punëtorë, studentë, të vetëpunësuar e pedagogë, nga qytete e fshatra anekënd Shqipërisë, që i bën bashkë vullneti për drejtësi shoqërore dhe demokraci të vërtetë. Ajo është ndërtuar pas 21 janarit të vitit 2011, sepse atë ditë 4 qytetarë u vranë nga qeveria e Sali Berishës, u braktisën nga opozita e Edi Ramës dhe u quajtën “kokëpalarë” nga Ilir Meta. Ndër vite Organizata Politike bashkë me minatorët, naftëtarët, punëtorët e fasonerive e call center-ave, studentët, dyqanxhinjtë dhe shumë të tjerë për të drejta në punë dhe shoqëri. Ajo është kundra të gjitha partive.

Ne besojmë te liria dhe emancipimi, barazia dhe solidariteti midis njerëzve të varfër dhe punëtorë, të cilët janë shumica që e pësojnë përditë nga ky system shtypës. Edhe vetë emri Organizata Politike ka kuptimin që njerëzit duhet të organizohen politikisht në vendin e tyre të punës nëpërmjët sindikatave, bashkimeve studentore në universitete apo edhe këshillave të qyteteve ku banojnë. Ka adhur koha që politika të bëhet nga njerëzit e thjeshtë dhe jo nga një grusht të pasurish. Populli duhet t’i nxjerrë pasanikët nga politika dhe ta marrë vetë në dorë fatin e tij. Ai nuk mund të jetë më tifoz i partive.

Karta Sociale, çfarë është?
Gjendja e përgjithshme sociale dhe ekonomike në Shqipëri është e rëndë dhe e agravuar këto vitet e fundit. Çmimet dhe kostot e jetesës janë rritur, ashtu si edhe pabarazia midis klasave sociale, ku 3% e më të pasurve ka më tepër pasuri se 97% tjetër. Statistikat janë edhe më pesimiste: gjysma e krahut të punës është e papunë, më shumë se gjysma e pagave të punëtorëve shkon për konsum bazik, njerëzit janë zhytur në borxhe dhe dëshpërim, dhjetra mijëra të moshuar me pensione kOrganizata Politikeerative janë në pikë të hallit. Është pikërisht kjo situatë e cila na shtyu ne si aktivistë të Organizatës Politike të nisim një aksion kombëtar për të drejta sociale dhe ekonomike. Pikat e Kartës Sociale janë të thjeshta. Aty nuk ka shpikje. Janë nevojat më aktuale dhe emergjente të qytetarëve shqiptarë. Një, përcaktimin me ligj të minimumit jetik 180 mijë lekë të vjetra për frymë. Një shqiptar refugjat respektohet më shumë në azilet dhe lulishtet e Evropës sesa nga shteti i tij, i cili e le të vdesë urie. Se dyti, rritja e pagës minimale. Prej 30 vitesh punëtorët shqiptarë vazhdojnë të paguhen 300 mijë lekë në muaj, gjë që ka sjellë emigrim masiv të popullatës. Ne kërkojmë që paga minimale të jetë së paku 430 mijë lekë në muaj. Se treti, rritje të pensioneve krahas rritjes së kostove të jetesës. Katër, arsim dhe shëndetësi publike falas si të drejta të natyrshme të njeriut. Pesë, strehim dhe transport publik të përballueshëm.

Ku do të nxirren paratë për këto të drejta sociale?
Së pari, duke rritur taksën e fitimit mbi oligarkët nga 15% në 30%. Këta njerëz janë pasuruar jo me shkencë dhe industri, por duke zhvatur pasuritë publike të shqiptarëve. Bankat dhe korporatat e huaja krahas oligarkëve shqiptarë po rrjepin xhepat e qytetarëve pa prodhuar asnjë të mirë publike përveç shfrytëzimit të sektorëve të privatizuar në mënyrë korruptive në bashkëpunim me qeveritë tona. Shteti, po kështu, duhet të orientojë prioritetet: jo qindra miliona dollarë për luks burokratik, për tendera të panevojshëm, për fasada të vdekura, për miqtë oligarkë, por për punësim, arsim, shëndetësi, për ta nxjerrë vendin nga varfëria, gjë që duhet të jetë qëllimi sublim i çdo qeverie në Shqipëri.

Si do ti arrini këto?
Ja, duke diskutuar në rrugë me qytetarët qytet më qytet, për tu bërë bashkë rreth parimeve dhe propozimeve të Kartës Sociale. Me takime publike, organizim më shkolla dhe vende pune, me asamble nisma peticionare dhe nese Kuvendi dhe Qeveria nuk na degjon, me protesta masive në rrugë. Ne do të përdorim çdo mjet demokratik në dispozicion për ta bërë Kartën Sociale temë të ditës dhe ligj shtetëror.

Cili është mendimi juaj për qytetin e Gjirokastrës?
Për qytetin e Gjirokastrës është shkruar shumë dhe bukur dhe çdo fjalë e jona do të ishte e tepërt. Megjithatë, ashtu siç e kemi thënë edhe për Beratin, kjo bukuri urbane ka nevojë për drejtësi sociale. Gjirokastra ka nevojë për më shumë punësim, për ekonomi alternative përveç turizmit, për vëmendje të shtuar shtetërore, për një universitet më të fortë, për jetë më të gjallë civile dhe kulturore, për ti mbajtur qytetarët dhe bijtë e saj këtu. Ne të gjithë duhet të bashkohemi rreth idealit për një Shqipëri më të drejtë e më të begatë për të gjithë.

What do you think?

Written by admin

Aresyeja pse sallata duhet ngrene e para ne nje tryeze, dhe jo ne fund!

Kostaq Dodo per Maksi Çanin: ” Μe mire nje mik se nje çiflik”. A eshte e vertete?!