Nga Kovaçana e Qatos, Uzina Metalike, Mekanike Bujqësore dhe 18 Baza Mekanike, Si Paraqitet Sot Kjo Industri në Gjirokastër?!

Ne Gjirokaster Industria mekanike ne kohen e mbreterise perfaqesohej nga kovacana e Qatos ndersa ne kohen pas saj, nga dy uzina te medha dhe 18 baza mekanike.

Ne fillim u ngrit uzina metalike ne 1964 dhe me vone Uzina Mekanike Bujqesore nga ku dhe kemi percjelle kete foto ne faqen tone.

Ne foto jane personazhe te njohur te kesaj uzine,drejtori i saj inxhinieri Pandeli Bediava, novatore e specialiste te uzines.

Nga kjo foto qe e percollem ne faqe ne respekt te punes se kolektivit te dikurshem qe punonte me dy e tre turne, kujtojme disa shifra per industrine mekanike te rrethit te Gjirokastres te vitit 1984:

59 torno,17 freza, 7 presa, ll furra per trajtime termike dhe prodhoheshin ne seri 7 lloje ,makineri e paisje dhe qindra lloje pjese nderrimi dhe artikuj te konsumit te gjere qe shperndaheshin ne te gjitha rrethet e vendit.