in

Ne kujtim te kirurgut te njohur Dr. Risto Pandovski

Me 8 mars te ketij viti eshte ndare nga jeta ne moshen 88 vjecare mjeku i njohur Risto Pandovski qe ne Gjirokaster ku filloi te ushtronte profesionin e nderuar i flisnin me dashuri e respekt Dr Pandovski.

Dr Pandovski sherbeu si mjek ushtarak ne Gjirokaster nga viti 1960 duke lene pas kujtime shume te mira per kujdesin, perkushtimin dhe profesionalizmin e larte si specialist ne fushen e kirurgjise.

Doktori i ndjere Risto Pandovski bente pjese ne brezin e kirurgeve shqiptare qe mesuan dhe u praktikuan ne veprimtarine shendetesore krah mjekeve te shquar te spitalit te Gjirokastres si Dr. Labovitit , Dr. Kalivopullit, Dr Zhustit etj per te cilet ka lene dhe kujtime.

Me largimin nga institucionet spitalore te Gjirokastres, Dr. Pandovski , gjate karrieres se tij te gjate ne mbrojtje te shendetit te pacienteve, te pershkruar nga shkenca dhe humanizmi, sherbeu me perkushtim dhe profesionalizem ne spitalin ushtarak dhe ate publik te kryeqytetit  si specialist ne kirurgji dhe drejtues  sherbimi , me kontribute edhe ne fushen e referimeve  ne konferenca shkencore brenda e jashte vendit, dhjetra artikuj e kumtesa  per arritjet ne fushen e kirurgjise.

DR Pandovski me largimin nga jeta, la  pas nje humbje te thelle per familjen, kolegët,  pacientët e shumtë dhe cilindo tjeter qe ka pasur fatin ta njohë edhe ne qytetin e Gjirokastres.

I paharruar kujtimi dhe vepra humane e DR. Pandovskit!

gjirokastraonline

What do you think?

Written by admin

Arjan Shehu: Sot Dita Perkujtimore e Babait tim te ndjere Sheh Jonuz Shehu

Nga KostaqDodo Dhuvjani:Kjo eshte perafersisht kazma e fshehte e papaguar e grave ne punet e shtepise