in

Ne kujtim te 10 vjetorit te ndarjes nga jeta te aktorit te njohur gjirokastrit Dhosi Margariti

Skena e estrades profesioniste e qytetit te Gjirokastres ka vite qe ka heshtur dhe bashke me te loja e aktoreve qe nuk rrojne, njeri nga te cilet Dhosi Margariti, me 17 shtator 2022 mbush plot 10 vjet ndare nga jeta.

Megjithate edhe pas ketyre viteve te shkuara rri zgjuar kujtimi per jeten dhe veprimtarine e aktorit te paharruar qe i dha skenes gjalleri e humor e prej saj mori duartrokitje te merituara.

Aktor i dashur dhe i pelqyer per artdashesit e Gjirokastres e me gjere kujtohet per shume personazhe te krijuar me aftesite dhe talentin , fjalet dhe gjestet, vleresuar loja e tij jo vetem nga artdashesit por dhe institucionet kulturore lokale e kombetare.

Perpara se te luante ne skene, qe e nisi nga vitit 1969, Dhosi kish punuar mesues ne fshatra te Permetit, me vone nepunes ne ndermarrjen tregtare dhe deri ne pension ne estraden e qytetit ku disa vite dhe drejtor i institucionit.

Dhosi Margariti ishte i dashuruar jo vetem me lojen ne skene por edhe si mbledhes i humorit popullor, i folklorit te popullit, ne vecanti te krahines se Lunxherise, nje dashamires i riteve e zakoneve te mira, dasmave ne vacanti , kerkues i vlerave etnografike dhe pasqyrimin e tyre,i shquar per te folmen dialektore te Lunxhit dhe Gjirokastres, bashkepunues me shtypin per promovimin e traditave historike, kulturore etj , nje profesionist i vertete edhe per fotografine , nismetar per celjen e sudios Margariti pas vitit 1990.

Bashkesia lunxhote dhe gjirokastrite e ka vlersuar dhe nderuar per aktivitetin e tij te shumanshem si profesionist ne skene ashtu dhe per kontributet shoqerore.

Historiani dhe publicisti i njohur lunxhot Kleanth DEDI ka shkruar per te monografine  Nje jete qe s`u thane te gjitha…

Dhosi Margariti eshte autor i librave per fshatin e lindjes Selcke dhe traditat lunxhote, i disa studimeve ne fushen etnografike etj.

Bashkia e Gjirokastres e ka nderuar me titullin MIRENJOHJE E QYTETIT .

Gjithashtu ka marre vleresime, tituj e cmime dhe ne veprimtarite lokale e kombetare.

What do you think?

Written by admin

Sot Ditelindja e Aktorit te Shquar Reshat Arbana

Programi aktiviteteve me rastin e 78 vjetorit te çlirimit te Gjirokastres