in

Kujtojme/ Ilo Balloma, mjeshter i perpunimit te drurit, mesimdhenes dhe drejtor i komunales qe deren per pritjen e qytetareve e mbante gjithmone te hapur

Nga sot,gjirokastraonline,  cel nje rubrike te re ne kujtim te mjeshterve te artizanatit gjirokastrit ne vite, nje nga te cilet edhe Ilo Balloma, qytetari model i Gjirokastres, nga te paret ne kete profesion ne marangozine e qytetit, krijuar qe ne vitet e para te pas clirimit te vendit.

Ne kete marangozi mori mesimet dhe shprehite e para ne trajtimin e drurit edhe Ilua, dalluar me pas per novacione ne kete fushe dhe vleresuar ne vitin 1968 per te percjelle si mesimdhenes dashuri dhe zanat ne shkollen e re Urani Rumbo.

Pjese e Keshillit Pedagogjik kontriboi ne ngritjen ketu te te  pares punishte model per gjithe shkollat e rrethit, vleresuar nga instancat vendore e qendrore te kohes.

Me dashuri e pasion punoi ai per njohjen e prirjeve te nxenesve, nxitjen e promovimin e me te talentuarve ne punet me dru,organizimin e ekspozitave brenda e jashte rrethit, pergatitjen e paisjeve per nevojat e shkolles dhe shkollave te tjera, veprimtari kjo ne vite e pasqyruar me foto e dokumenta edhe ne aktivitetet e zhvilluara kohe me pare me rastin e 50 vjetorit te krijimit te shkolles Urani Rumbo.

Jo me larg se disa muaj me pare, ne Gjirokaster u festua 100 vjetori i ardhjes se drites elektrike dhe pasqyrimi me kete rast i punes se punonjesve te elektrikut ne vite, ku drejtues per dy vjet ka qene edhe Ilo Balloma, nga viti 1976, periudhe e ngjeshur me pune e sakrifica si per zgjerimin e rrjetit elektrik ashtu dhe per problemet e shumta komunale ne qytet.

Ne kete jubile te ndermarrjes, bashkepunonjes me te kujtuan se drejtor Ilua me origjine e kulture qytetare ishte organizator dhe drejtues i afte, i lidhur ngushte me punonjesit,i komunikueshem me banoret e ne vecanti me ata qe i trokisnin ne zyre.

Ata dhe sot thone:Ne “kohen e Ilos”dera e drejtorit rrinte e hapur nga mengjesi deri vone ne mbremje ne pritje te qytetareve.Shprehen se ishte kërkues, por me takt.E kishim më të lehtë t’i flisnim në emër, se sa shoku drejtor. 

“ Karakterizohej  nga korrektesia ne marredhenie me vartesit dhe degjimi i ankesave te qytetareve, deri ne zbatimin e tyre”- thote Anest Kosta ( Qape) , ish punonjes veteran i sektorit te elektrikut te ndermarrjes komunale.

Kristo Stoja, gjithashtu punonjes veteran i kesaj ndermarrjeje ,i pyetur nga gjirokastraonline u shprehe:

”Ne ndërmarrjen Komunale Ilua hyri i thjeshtë, siç ish në kolektivin nga erdhi dhe u nda nga ne me të njëjtën thjeshtësi. Si me administratën ashtu edhe me punëtorët ishte i ngrohtë, me dorë në qafë. Të ndihmonte, të zgjidhte çdo hall që mund të kishe…  Ndërmarrja jonë si drejtim kryesor kishte ndërtimin me aq shumë probleme, saqë nuk u mbeteshin kohë dhe nerva drejtorëve të merreshin edhe me lulet. Ilo Balloma ishte ndryshe, i përgjegjshëm në raportimin para eprorëve në rreth apo në qendër dhe, për sa kohë ishte te ne, gëzoi gjithë dashamirësinë dhe respektin e kolektivit të ndërmarrjes. Një ditë, në mbarim të punës, ndërsa zbrisnim bashkë rrugës së Varoshit, më ftoi në shtëpinë e tij. Ajo që më bëri përshtypje më shumë në atë shtëpi plot rregull, ishte një dhomë e kthyer në muze e të madhit Thoma Papapano, me disa relike të tij tepër të çmuara”.

I vecante ishte Ilo Balloma dhe ne jeten shoqerore e familjare, i prirur per te bere mire, i perkushtuar ne edukimin e arsimimin e femijeve, i plotesuar si prind per rrugen qe ata moren ne jete e profesion. Dr. Kostandin Balloma sot ka emer brenda e jashte vendit ju sherben pacienteve me dashuri e profesonalizem ne kliniken e tij ” Luis Medical Center” ne Tirane.

What do you think?

Written by admin

Respekt dhe mirenjohje per doktoreshen e njohur Violeta Bashimi

Mjeku i njohur Petrit Vargu i shpeton jeten udhetares ne avion