Kujtese per burrat e mire qe mbanin '"çelsat e kishes" ne lagjet Pazar i Vjeter, Varrosh dhe fshatrat e Gjirokastres

Ne qytetin e Gjirokastres ka dy kisha, njera ne lagjen Pazar i Vjeter dhe tjetra ne lagjen Varosh. Ashtu dhe ne fshatra , jo vetem nga nje kishe por dhe me shume, si ne fshatin Skore qe ka patur 16 kisha.

Gjate kesaj jave, ne to ka patur gjalleri,edhe pse ne pandemi, vajtje te besimtareve ka patur.

Nuk do flasim per historine e tyre dhe as per prifterinjte qe kane sherbyer ne to, po eshte rasti te kujtojme ata besimtare te mire e te urte qe kane sherbyer si ndihmes ne mbarevajtjen fizike te tyre ashtu dhe ne realizimin e sherbesave fetare.

Ne kishen e Pazarit te Vjeter, e ndertuar ne vitin 1784, ku para vitit 1967 kane sherbyer papa Foti dhe papa Vasili, per rregullin, pastertine, ndjekjen e sherbesave, sherbenin pa ndonje perfitim material, vec si besimtare , edhe basho Pandua( Bashari), Note Larua, Theodhori Lilia e me pas te tjere . Ata mbanin ‘celsat e kishes’ dhe, te paret, hapnin deren e saj te dielave, te premteve, e vecanerisht ne Pashken e Vogel e gjate javes te Pashkes se Madhe.

Pas vitit 1990, ne kishen e Varroshit jane kujdesur edhe Pando Dogani, Sotiraq Duka e te tjere me pas.

Ishin e kujtohen burra te mire e te urte, fjale pak e zemer mire, edhe burrat qe sherbenin ne kishen e Varroshit dhe kishat e tjera te fshatrave, te cilet i kujtojme me respekt e nderim per kujdesin dhe perkushtimin e treguar.