in

Ismail Kadare nderohet edhe me titullin “Qytetar Nderi i Fierit”

Viti 2021 eshte shpallur ndryshe dhe si ‘Viti Kadare”!

Referatet rreth krijimtarisë dhe karrierës së suksesshme të Kadaresë u përcollën me interpretimin brilant të aktorit të njohur Timo Flloko.

Sot eshte organizuar nje ceremoni vleresimi ku referuan emra te njohur te kritikes shqipe. Ne fund te ceremonise kryetari i bashkise zoti Armando Subashi i dorezoi shkrimtarit Kadare titullin ‘Qytetar nderi i Fierit”.

Fjalet e Kadarese ishin plot mirenjohje.

Ai u shpreh:

Zoti kryetar i Bashkisë, të dashur qytetarë të Fierit, do t’ju them dy fjalë shumë të përdorura dhe që tingëllojnë ndoshta banale. Jam i lumtur që jam midis jush. Besojeni se për shkrimtarin, dashuria dhe mirëkuptimi i lexuesve është gjithmonë i shtrenjtë, shumë i shtrenjtë. Ndaj ju falënderoj nga zemra për këtë pritje, kaq të bukur, kaq të ngrohtë dhe kaq njerëzore dhe kaq shqiptare. Ju lumtë! Ju lumtë të gjithëve.

What do you think?

Written by admin

Ministri Bledi Çuçi jep dekoraten e vecante ne Gjirokaster

Lakra e kuqe eshte nje nga perimet me te mira te familjes se lakrave, dhe ja perse…