Gjeni vendin, pusin dhe komentoni shprehjen gjirokastrite "U bëre për në pus të Manxhos?

Kjo shprehje tani degjohet ralle, po nga gjirokastritet e vjeter edhe perdoret akoma.

Si ka lindur qe ka ardhur deri ne ditet tona nuk e dime. Dime qe flitet per nje burim uji, per nje pus qe nuk kemi ndonje te dhene nese ekziston akoma. Do deshironim qe te flisni jo vetem pse perdoret shprehja e mesiperme, por dhe per c`burim dhe pus uji flitet, nga ata qe mund ta dine.

Per kureshtjen e atyre qe dine pak gjera per furnizimin e Gjirokastres me uje, kujtojme fillimisht eshte “ushqyer” me ujin e burimeve natyrore, puseve dhe muslluqeve, pastaj me ujesjellesit qe jane ndertuar qe ju mund t`i permendeni.

 

Po permendim disa burime dhe ju mund te thoni te tjera: 7 krojet, me cezma edhe sot, nga ku ne njeren uji buron si ne fillimet e tij.

Burime, puse e cesma ka patur dhe ne pazar e rreth tij dhe ne lagjet:

Nje burim ka qene ne krye te rruges se Varoshit, nje tjeter prane shtepise  te familjes Qurku (profesor Stefan Qurkut)po ne Varrosh, ka qene dhe Kroi i Pashait, ngjitur me shtepine e Petro Harilles qe njihet nga te gjithe si ish -punonjes i kinemase.

Ka patur Burime edhe ne Leknjasi, te tjera buze perronjeve, ne lagjet Manalat e Dunavat, ndersa per burimin dhe pusin me te cilin lidhet shprehja ” U bere per ne pusin e Manxhos” kerkojme te mesojme nga ata qe kane degjuar si dhe komente per kuptimin e kesaj shprehjeje karakterizuese nga e folmja e vjeter e qytetit tone.