Njihuni me fituesin nga Gjirokastra te konkursit Mbro $ Promovo

Revista Art & Trashëgimi me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës hap në Tiranë ekspozitën “Mbro & Promovo” – 4 tek Reja në Tiranë, diten e hene 24 maj 2021.

Si e shikojne të rinjtë trashegiminë natyrore dhe kulturore të Shqipërise? Ky ishte ngacmimi që shtyu mbi 45 te rinj me disa prej punimeve te tyre te marrin pjese ne kete konkurs.

Konkursi Mbro & Promovo ka nje një karakter të veçantë artistik dhe ndergjegjesues kryesisht tek te rinjtë, fokusimi i vemendjes se tyre tek trashëgimia kulturore dhe natyrore e Shqiperise, evidentimit i problematikave te ndryshme, promovimit dhe mbrojtjes së saj, me pas 10 fotot finaliste te perzgjedhura nga juria jane pjese e nje ekspozite shetitese neper Shqiperi ne hapesira publike të destinuara për publikun e gjerë, qe ai te sensisbilizohet me shume me vlerat dhe bukurite e Shqipërisë.

Fotoja fituese e ketij edicioni i shkon Sindi Islamaj nga Gjirokastra, Shëtitje me kuaj, Antigone, Gjirokaster.
Ja fotoja Fituese e edicionit IV – Mbro&Promovo

Flori Brahimi – Kalaja e Gjirokastrës
Enea Haxhiaj – Mangalem, Berat
Denisa Kani – Krujë
Ervin Muslia – Kisha e Shën Mërisë, Përmet
Mirseld Ylldisi – Parku Arkeologjik i Apollonisë
Ergys Baki – Kalaja e Bashtovës
Albana Dedvuka – Liqeni i Shkodrës
Marina Hila – Liqeni i Ohrit
Andrea Pambuku – Afresk nga Kisha e Shën Mërisë, Berat.

Konkursi dhe ekspozita “Mbro & Promovo” është një iniciativë e revistës Art & Trashëgimi, partnere te kesaj iniciative jane: Universiteti Nehemia – Pogradec, Parku Arkeologjik Apollonia.