Bandillët e Këngës Polifonike të Gjirokastrës- Ç`dini për Ta dhe Si i Keni Njohur?!

Bandillet  e kenges polifonike te Gjirokastres. Te paret e saj, te ikurit qe iu ndrite shpirti aty ku prehen, hodhen thelmelet e kenges polifonike te qytetit te Gjirokastres, ndersa te sotmit jane ne kembe ne skenat e festivaleve dhe sallat e koncerteve, po dhe aty ku i ze rruga,ia marrin gjirokastritçe.

Te paret e kenges zyrtarisht jane anetaret e grupit te Xhevat Avdallit qe kur nisen te kendojne “ Gjirokastra ne nje brinje” apo “Gjirokastra me vule…”. Ishin te rinj dhe zeri i tyre u percoll ne pllaka gramafoni e shirrita magnetofoni jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Evrope.

Pastaj u rriten e u moshuan bashke me kenget qe kenduan duke lene gjurme te pashlyera ne ndergjegjen dhe historine e lavdishme te qytetit, me rerat dhe ison e shtuar mbi pllakat e shtepive, kalldremet e faqe malit te Gjere.

Nga `30 e ne vazhdim ne 47, 52,56, 64, 68 e 70 tes u njohen nga ‘Grupi i Burrave” ne Grupi i pleqeve”.

Pak e nga pak edhe u rralluan po u zevendesuan dhe historia e kenga e tyre mbeti, jane per sot e mot per mot.

Grupi Arjanit, Grupi i Rolandit etj jane vazhdues te kenges polifonike te qytetit te Gjirokastres.

Sa mire qe dhe femijet e te rinjte e mesojne, deri dhe vajzat e pelqejne dhe e kendojne kengen gjirokastritçe ashtu si gjyshet dhe nenat e tyre dikur.

Shekuj me kengen ne buze, me ison e shtruar. Homazh per te munguarit por te paharruarit e saj, respekt e mirenjohje per te sotmit qe e mbajne gjalle.

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com