Bakllavaja e Famshme Turke/ Mirë për ta Ngrënë po e Përgatisni Dot?!

Gjate vizites ne Turqi,nuk mungon ne asnje rast qerasje me bakllava,ne restorante, na shkruan Kozeta Pali qe e ka vizituar kete vend dhe ka shijuar bakllavane. Shume nga vizitoret blejne dhe nje kuti me bakllava per ta sjelle dhurate per te aferm, miq e shoke.


Bakllavat jane disa lloje po te gjitha te shijshme. Kete radhe po japim nje recete te pergjithshme Shqiptare nga T Disdari.
Për 10 persona duhen:
1/2 kg bajame të qëruara, 400 g gjalpë, 40 g kanellë dhe karafile, 1 kg petë bakllavaje.
Për shurupin :
1/2 kg mjaltë, 700 g sheqer, 1/2 l ujë, aroma të ndryshme.
Mënyra e gatimit.
I përvëlojmë me ujë të nxehtë bajamet dhe u qërojmë cipën (po të duam nuk ua heqim, por i hedhim ashtu siç janë) dhe, si t’i thajmë duke i fërkuar pak me një pecetë, i shtypim ose i presim me thikë në mënyrë që të bëhen si një trahan i trashë.
Shtypim, njëkohësisht, dhe kanellën bashkë me karafilët, pastaj vëmë gjalpin të shkrijë në zjarr.

Marrim një tepsi të përshtatshme, të llogaritur me shtresat e petëve, e lyejmë mirë me gjalpë dhe shtrojmë në të dy petë bashkë, lyejmë sipërfaqen e petës me gjalpë dhe hedhim mbi të disa thërrime bajamesh e pak pluhur erëzash (kanellë e karafil). Shtrojmë mbi to një petë tjetër e, si ta lyejmë me gjalpë, hedhim përsëri mbi të bajame dhe kanellë. Vazhdojmë pastaj duke shtruar nga dy petë e mbi to një shtresë bajame, duke pasur parasysh se, më në fund, do të shtrohen përsipër 3 petë, të lyera me gjalpë por pa shtresë bajamesh mbi to.

Së fundi lyejmë mirë me gjalpë edhe sipërfaqen me majën e një thike të mprehtë. maja e thikës duhet të futet derisa të cikë petët e fundit e të shkojë pa ndërprerje deri në fund të çdo vije, por cipat të mbeten të bashkuara njëra me tjetrën.

Gjithashtu, petët nuk duhet të ngjeshën gjatë heqjes së vijave, prandaj thika duhet të jetë e mprehur mirë. Pasi ta kemi përgatitur në këtë mënyrë, tepsinë e vëmë në furrë me nxehtësi mesatare, që bakllavaja të piqet për afro një gjysmë ore. E lëmë pastaj të ftohet pothuaj krejt dhe vetëm atëherë i hedhim përsipër shurupin, e jo kur është ende e nxehtë.

 

 

 

 

 

 

 

 

Bakllava me arre .