Aleksander Çipa :
Sot dita e dytë e Festivalit Folklorik Kombëtar Gjirokastër
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/09/dummy-ad-300x250-1.jpg)
Vlora vjen me prurjet e veta, si kurorë e re polifonie, kostumesh dhe zërash e instrumentash. Me ritme e valle, motive dhe subjekte këngësh të bukura. Me tekste që pasurojnë poezinë dhe këngën popullore shqiptare.
Lezha sjell nuanca Arbërie. Artistët shqiptarë nga Mali i Zi, me kostumet e tyre, sjellin epikën, por edhe nuancat e hershmërisë sonë ilirike.
Skena unike e Kalasë së Këngës, në qytetin e Argjiros, do të mbushet edhe sonte me qindra e mijëra të ardhur nga krejt viset shqiptare dhe vende të ndryshme të Botës.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/07/dummy-ad-728x90-1.jpg)